Berisha në Parlament: Të hetohen për pastrim parash Rama dhe pengu i tij Lul Brava

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se, afera e inceneratorëve duhet të hetohet nga ky Parlament, por nga deputetë që nuk kanë lidhje ose nuk janë pjesë e aferës.

Berisha tha se për inceneratorët duhet hetuar jo vetëm kreu i meduzës, Edvin Kristaq Rama, por edhe Lul Brava ose Lul Pengu.

“Le të na thotë këtu se çfarë ishin ato udhëtimet me Klodian, pse ka heshtur kur janë bërë mbi 289 denoncime nga anëtarët e PD?

Lul Brava dhe kreu i meduzës janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve”, tha Berisha.

Më herët ai akuzoi Bashën dhe Ramën si të përfshirë në pastrim parash, duke bërë thirrje që agjensitë ligjzbatuese të hetonin mbi ta për këtë vepër penale.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …

Leave a Reply