“Covid-19 e ka goditur rëndë Messin”

Mungesa e Lionel Messit në disa ndeshje për Paris Saint-Germain këtë muaj dhe tani në Kombëtaren e Argjentinës në kualifikime për Kupën e Botës vjen si pasojë e vështirësive të tij për ta tejkaluar koronavirusit, ka shpjeguar trajneri Lionel Scaloni.

Messi nuk u thirr nga Argjentina për ndeshjet kundër Kilit dhe Kolumbisë javën e ardhshme. Argjentina e ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në Katar 2022.

Ai ka luajtur shumë pak futboll që prej dhjetorit, pasi u prek nga virusi Covid-19 pak pas festës së Krishtlindjes.

I pyetur për mungesën e Messit, trajneri i Argjentinës Scaloni tha: “Natyrisht se ne do të donim ta kishim Messin me vete”.

“Fola me të dhe ai më tha se Covidi e ka goditur fort. Është e rëndësishme për të që të bëhet mirë, prandaj edhe vendosa që më e mira ishte që ai të mbetej në klub”, shpjegoi ai.

Messi i ka luajtur vetëm 27 minuta futboll në vitin 2022, si zëvendësues në fitoren e PSG-së kundër Stade de Reims në Ligue 1 fundjavën e kaluar.

About Redaksia

Check Also

Granit Xhaka nominohet për “Top të Artë”

Granit Xhaka është nominuar për Top të Artë. Mesfushori me origjinë shqiptare, pas një viti …

Leave a Reply