Reagimi i fortë i Metës ndaj Ramës dhe Bashës: Koalicionit “Bravo-Brava” do i lexoj poezinë “Ina-Ina…”

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj këtë të Premte akuzave të kryeministrit Edi Rama se në këto zgjedhje të pjesshme lokale, ai dhe Berisha do të futen bashkë në koalicion.

Meta tha se “unë skam as mundësi të votoj në këto zgjedhje si qytetar se i takoj Vashkisë së Tiranës”, ndërsa shtoi se, “do përfundojë koha e ndeshjeve pa filluar”.

Presidenti bëri dhe një paralajmërim. “Meqë duan të më përfshijë me pahir po i paralajmëroj qetësisht, se janë mërzitur dhe nga poezitë e mira. Unë do të marr pjesë në garë në emër të popullit të 2 Marsit dhe përtej popullit të 2 marsit në kuptimin e mirë të fjalës. Të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë që do jetë më e largëta 1 vit, koalicionit ‘Bravo-Brava’ që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë dhe e dinë teatër luftën ndaj korrupsionit, do ti recitoj poezinë që e ka bërë vetë shefi i koalicionit, atë ‘Ina-Ina’, por pas zgjedhjeve meqë u mërzitën ata me këto poezitë për Skënderbeun dhe Korçën”, u shpreh Meta.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply