Shqipëria me nivelin më të lartë të borxhit publik, Meta: Rrezikohet një krizë serioze në vend

Presidenti Ilir Meta gjatë një konference për shtyp, paralajmëroi se niveli i lartë i borxhit rrezikon seriozisht financat në vend.

“Objektivi kryesor i politikës ekonomike duhet të jetë kthimi sa më parë i raportit të borxhit ndaj PBB në një rrugë rënëse, përndryshe niveli i borxhit në vitet në vazhdim do të vënë në krizë serioze financat”, tha Meta.

“Në parashikimet e reja të kuadrit makroekonomik, Ministria e Financave raporton për nivelin e borxhit se nuk pasqyron nivelin real. KLSH ka treguar se borxhi paraqitet i nënvlerësuar, pasi aty duhet të ishin përfshirë të gjitha detyrimet e prapambetura, stoku, vendimet e gjykatave ndërkombëtare si dhe detyrimet e huasë. Vlera reale e borxhit publik mund të llogaritet më shumë se 84% e PBB. Në këtë nivel të stokut nuk janë përfshirë cështjet në shqyrtim në gjykatat ndërkombëtare, detyrimet e nënhuasë, risku në rritje i portofolit të PPP, i garancive shtetërore, risku i normave të interesit, risku i zgjatjes së situatës pandemike si dhe efektet e pritshme mbi ekononimë”, theksoi presidenti.

“Treguesit e borxhit të vendit tonë, shpenzimet për interesat, raporti me të ardhurat tatimore dhe eksportet me vendet e rajonit janë përkeqësuar. Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon pas Malit të Zi. Ai është rritur në tetë vite mbi 50% kur premtimi ishte për ta ulur nën 45%”, shtoi Meta.

About Redaksia

Check Also

Partneri juaj ideal/ Grupi “SIGAL UNIQA”, lider i sigurimeve edhe për 6-mujorin e parë 2024

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi këtë të premte të dhënat e tregut të sigurimeve …

Leave a Reply