Të dielën keni në dorë provën e dytë se e vërtera, e drejta, transparanca dhe dinjiteti funksionojnë

Nga Bujar NISHANI

Të dashur miq, anëtarë të Partisë Demokratike në Durrës, Shkodër, Peshkopi, Lushnje, Vorë, Rrogozhinë, duke shprehur të gjithë respektin dhe mirënjohjen për angazhimin qytetar e politik që ofruat në proçesin e propozimeve të kandidaturave për zgjedhjet e pjesëshme lokale, ju uroj përzemërsisht sukse në këtë betejë që nis.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike miratoi kandidaturat e ardhura prej jush si vullnet i lirë qytetarie nga ana juaj.

Ky ishte shembulli i parë i demokratëve për të gjithë shqiptarët se si demokracia dhe liria duhet të funksionojë.

Nesër, ditën e dielë ju keni në dorë provën e dytë për shqiptarët se e vërtera, e drejta, transparanca dhe dinjiteti funksionojnë.

Duke marrë pjesë masivisht në votimin e primareve për të përcaktuar kandidatin e përfaqësimit tonë në garën e 6 marsit në bashkitë tuaja, juve do të rivendosni edhe njëherë themelet e pluralizmit dhe përfaqësimit të drejtpërdrejtë të qytetarit në vendimarrje.

Ky është akti më madhor i demonstrimit të së drejtës, vërtetës dhe integritetit, jo vetëm për ne si Parti Demokratike por për të gjithë shqiptarët.

Më datën 6 mars, ju do të tregoni provën e tretë dhe më madhore sëbashku me të gjithë ata qytetarë patriotë në bashkitë tuaja, për ti dhënë vlerën që i takon lirisë, reagimit qytetar, ambicjes për qeverisje reale dhe për qytetarin, dimensionit të shqiptarit.

Suksese për ditën e nesërme !

Jemi të gjithë me ju, me zemër, me shpirt, me mëndje e vetëdije qytetare.

Beteja jonë e përbashkët është e gjatë por do të jetë veç triumfuese sepse është beteja për Shqipërinë ndryshe.

FITORE

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply