Shpërthen revolta! Qytetarët i bashkohen banorëve që po u shemben shtëpitë! Nuk ka polici që i ndal

Protestës së banorëve Laprakës dhe “5 majit” që po iu shemben shtëpitë i janë bashkluar sot edhe shumë qytetarë të Tiranës. Ndërkohë, policia tenton të shpërndajë me forcë protestën.

Një pjesë e tyre marshuan në këmbë nga lagjja ‘5 maji’ dhe u bashkuan me ata të Laprakës.

Banorët vijuan drejt ‘Unazës së Re’, por u penguan nga policia, të cilët ndërhynë për t’i shpërndarë.

Banorët bllokuan rrugën pranë Tregut të Medresesë. Ata deklarojnë se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre për të mbrojtur shtëpitë nga shembja.

Banesat e protestuesve preken nga projektet e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e banesave të reja te ‘5 maji’, pasi ato ekzistuete janë dëmtuar nga tërmeti, apo dhe zgjatimi i Unazës së Re drejt Laprakës.

About Redaksia

Check Also

Zbulohet e-maili skandaloz në USAID: Digjni dhe zhdukni dokumentat sekrete

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të …

Leave a Reply