“Shtëpia e Lirisë”, koalicioni i popullit opozitar për fitoren më 6 mars

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, tha se kandidatët e tyre do të garojnë më 6 mars si pjesë e një koalicioni.

Ai tha se nuk do jenë kandidatë të pavarur.

I pyetur nga mediat, Berisha tha se LSI do jetë pjesë e këtij koalicioni.

“LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohen modalitetet që përcakton ligji. Po negociohet për partitë e tjera. Ka një përcaktueshmëri ligjore sa parti do jenë në koalicion,” tha Berisha.

“Nuk regjistrohen me logon e LSI. Koalicioni do të quhet Shtëpia e Lirisë. Koalicioni do ketë logon e vet, gjë e cila është normale në çdo koalicion,” tha Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply