Arrestohet në një studio televizive burri i ish-ministres së Ramës

Është arrestuar para pak minutash afër zyrave të T7 kreu i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ku pritet të transmetohet drejtpërdrejtë emisioni Pressing.

Molliqaj, i cili është bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahinit, ishte i ftuar në Pressing për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimin të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së sot.

Policia e Kosovës ishte duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, vendim ky që pritet të merret së shpejti pasi ZRRE-ja i ka bërë rekomandim qeverisë.

Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa godet me shuplakë një zyrtar policor.

About Redaksia

Check Also

Revoltë në PS/ Kryebashkiakët- Ramës: Të të vijë turp për atë që po i bën qytetarëve

Zjarri i revoltës ka shpërthyer edhe brenda PS. Kryebashkiakët socialistë i janë përveshur Ramës dhe …

Leave a Reply