Ristani: Basha është i humbur në çdo rrethanë! Vula e PD është sekuestruar nga Rama

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit në PD, Arben Ristani, në një intervistë në Edicionin e Mbrëmjes në Syri Tv, ka komentuar mbajtjen e zgjedhjeve më datë 6 mars.

Ristani ka theksuar se Lulzim Basha përfaqëson pakicë ekstreme në PD, duke shtuar se ai dhe të tijët janë të humbur në çdo rast.

“Vula e PD është sekuestruar nga Rama. Ne nuk e lamë opozitën pa përfaqësi. Kandidatët tanë janë më të mirët të mundshëm, të dalë nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve. Basha kur ka garuar për kryetar të Bashkisë së Tiranës ka marrë vota edhe nga të tjerët, madje edhe nga komunistët.

Basha përdor retorikë që të mbyllë hallet që ka, Basha përfaqëson pakicë ekstreme në PD. Janë të humbur në çdo lloj rrethane, nëse marrin pjesë, do jenë të fundit. Koalicioni ynë është padyshim shumica në kampin opozitar”, u shpreh Ristani.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply