Shkon në 3 numri i të vdekurve në aksidentin tragjik

Ka marrë përmasa tragjike aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Elbasan-Librazhd, ku një makinë ka rënë në lumin Shkumbin.

Policia ka konfirmuar tashmë se brenda makinës që ra mëngjesin e sotëm në Shkumbin ndodheshin gjashtë persona.

Fatkeqësisht tre persona kanë humbur jetën nga ky aksident i rëndë, ndërsa tre të tjerë janë nxjerrë të gjallë, ku një fëmijë 9-vjeç ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt Tiranës.

Policia ndërhyri për të nxjerrë makinën nga lumi me eskavator dhe në atë moment njërin prej trupave të pajetë e mori rrjedha e ujit, ndërsa dy të tjerët u gjetën të vdekur brenda makinës.

Gjithçka ndodhi pasi makina që ra në lum u përplas me një tjetër automjet tip ‘Ford’.

About Redaksia

Check Also

Hetimet/ Si Dallëndyshja i kaloi në pronësi vilën, godinat dhe 5 hektarë tokë Ergys Agasit

Ish-drejtoresha e Kadastrës, Dallëndyshe Bici, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, ku ka dhënë shpjegime …

Leave a Reply