Rino Formica: “Me Mattarella në Quirinale është bllokuar një tentativë involucioni demokratik”

“Sikur të ishte zgjedhur Draghi do të kishim rrezikuar në fakte thelbin e demokracisë”

Rino Formica është një njeri, një socialist, që ka jetuar si protagonist të gjithë historinë tonë politike, nga paslufta e këtej. Ka qenë edhe një drejtues i PSI i dorës së parë, shumë herë ministër, me 7 kryeministra (atëhere nuk quheshin premier): Cossiga, Spadolini, Andreotti, Craxi, Goria e De Mita, deputet dhe senator për dekada. Sot që është 95 vjeçar i ndjek përditë ndodhitë italiane, politike dhe jo vetëm. Ka diçka për të na thënë.

Atëhere Formica, jeni i kënaqur me Sergio Mattarella në Quirinale?

«Kënaqësi dhe lumturi janë ndjenja që i përkasin sferës personale, jo politikës. Politikisht jam i kënaqur që është rizgjedhur një njeri që i përket historisë, kulturs dhe traditës së katolicizmit demokratik, një histori që ka qenë themelore për ndërtimin e demokracisë italiane. Me Mattarella në Quirinale është bllokuar një tentativë involucioni demokratik».

Deri?

«Sigurisht, bile them më tepër: kemi rrezikuar shpërbërjen e sistemit politik, social dhe ekonomik të vendit, që dë të çonte në një dalje autoritare. I shkaktuar nga përqëndrimi i pushteteve në duart e një njeriu të vetëm».

Po flisni për Mario Draghi?

«Pikërisht. Nuk ushqej asnjë armiqësi personale ndaj premierit, por sikur të ishte zgjedhur, do të kishim rrezikuar të refuzonim me fakte thelbin e demokracisë, që është pluraliteti, ekuilibri dhe ndarja e pushteteve nën drejtimin e presidentit të Repzublikës nga njëra anë dhe të Gjykatës Kushtetuese (sot e kryesuar nga një njeri serioz dhe i zoti si Giuliano Amato) nga ana tjetër, që vigjëlon mbi kushtetutshmërinë e akteve legjislative».

Në fakt me Draghi?

«Bdërkaq është për t’u vërejtur me hidhërim se e gjithë qeveria, të gjithë ministrat janë transformuar në një parti politike, domethënë partinë e Draghi. Pavarësisht nga përkatësia e tyre fillestare. Janë amalgamuar përsosshmërisht me komponenten teknokratike të qeverisë, e përbërë nga Draghi dhe nga ministrat e tjerë teknikë. Bëhet fjalë për një degjenerim të thellë: qeveria që bëhet parti, Palazzo Chigi që bëhet një qendër politike e menaxhimit të zgjedhjes së presidentit të Republikës. Fillimisht me kandidaturën e vetë premierit dhe pastaj me atë të Elisabetta Belloni: por kur është parë një kryetare e shërbimeve sekrete që bëhet kryetare shteti?».

Ama të gjithë e vlerësojnë, të gjithë kanë thënë se është një persone adapte për këtë rol.

«Nuk e njoh dhe nuk dyshoj se është një person i jashtëzakonshëm. Megjithatë, kush drejton shërbimet duhet të garantojë neutralitetin, duhet të ruajë vendin nga ndërhyrje të huaja. Nuk mund dhe nuk duhet të bëhet pjesë e lojës politike. Ndoshta më pas është sjellë shumë mirë, por është origjina që ka vlerë».

Ka ndodhur ndonjëherë në historinë tuaj diçka e ngjashme?

«Për fat, jo. E imagjinoni se çfarë do të kishte ndodhur, pas sëmundjes së Segni, sikur gjenerali De Lorenzo të ishte paraqitur në Parlament duke kërkuar që të zgjidhej në Quirinale? Ja, pak ditë përpara po ndodhte që Belloni të takonte grupet parlamentare për të diskutuar për kandidaturën e saj. Sikur të mos kishte qenë Renzi, Forza Italia dhe ndonjë gazetar, do ta kishim parë politikën në gjunjë përballë përgjegjësit të shërbimeve sekrete, të gatshme për ta zgjedhur në Quirinale dhe pas rreth 80 vjite jetë demokratike… Unë jam i një gjenerate që e di se çfarë do të thotë humbje e demokracisë dhe rifitim i saj. Humbja ndodh në një çast dhe ka një efekt të menjëhershëm, kurse rifitimi është i vështirë, i gjatë dhe shpesh i përgjakshëm. Historia jonë është aty për të na e kujtuar».

Demokracia, të paktën ajo italiane, bazohet edhe mbi partitë politike, të cilat sot janë në krizë të thellë. Është një krizë e pakthyeshme?

«Jo, jo, asgjë nuk është e pakthyeshme, pasi kur politika ndodhet ballë për ballë me shoqërinë, reagimi vjen. Të paktën shpresohet. Por kriza më e rëndë është ajo e nomenklaturës të partive, mjafton të shikohet sesi janë sjellë gjatë javës së pasionit për zgjedhjen e presidentit dhe është krizë që do të çojë tl munden simbole dhe kufij, domethënë asgjë nuk do të jetë si më parë».

Por çfarë nënkuptohet kur flitet për “shoqëri”?

«Nënkuptoj çështjen sociale. Kriza i godet të gjithëë, përveç fituesve të vegjël e të mëdhenj dhe kur flas për të mëdhenj i referohem instituteve financiare botërore. Por pjesa tjetër e shoqërisë është në vuajtje, puna dhe ndërmarrjet punuese. Të detyruara që t’u drejtohen subvencionimeve publike, pavarësisht se janë deklaruar gjithmonë kundër kësaj forme ndihme publike. Pushteti politik nuk ka qenë në gjendje ta menaxhojë këtë situatë, por është kufizuar tek paternalizmi i përbërë nga restore dhe bonus apo nga qasja antidemokratike që rrezikon të shpaloset në kufizimin e lirisë së të gjithëve».

Domethënë, për të cituar një shprehjen tuaj të famshme, politika sot është më shumë mut sesa gjak?

«Unë synoja të thoja gjak dhe pasion, por sot nuk e shikoj pasionin tek klasat drejtuese, që nuk janë të afta të kuptojnë sesa e rëndë është vuajtja e masave popullore».

Kurse në të kaluarën kanë qenë të afta?

«Do të thoja që po, kur dolën nga luftërat forcat republikane kanë qenë në gjendje të shoqërojnë masat popullore, që vinin nga një regjim monarkiko – fashist, në epokën e re demokratike, t’i bëjë të marrin pjesë në ndërtimin e një shteti në kornizën e kushtetutës. Natyrisht që nuk kanë munguar konfliktet politike dhe sociale, por qenë konflikte që vetërregulloheshin. Duke zmusuar këndet më të mprehëta që do të mund të çonin në rezultate të paparashikueshme dhe shumë të rrezikshme. Kurse në 30 vitet e fundit ky rol i klasave drejtuese ka munguar totalisht».

Pse 30 vjet?

«Sepse kemi asistuar në një shkëputje midis zhvillimit politik dhe zhvillimit social. Sepse shteti nuk është i organizuar për të ndërhyrë në konfliktet sociale nëpërmjet mjetesh të tjera që të mos ishin promovimi apo ndëshkimi».

Mund të na e shpjegoni më mirë?

«Në 30 vitet e fundit është abroguar ndërhyrja publike në ekonomi, drastikisht i çinstaluar raporti virtuoz midis botës së biznesit, asaj të punës dhe asaj të politikës. Dhe pikërisht kur jemi përballë një krize globale dhe kompanitë liberalizojnë kapitalet e tyre duke i investuar ku të duan, në financë apo në vende ku kostoja e punës është shumë më e ulët sesa tek ne, politika nuk shërben si digë, por i lejon ta bëjnë».

As kjo qeveri unitetit kombëtar nuk do të jetë në gjendje të zgjidhë një krizë kaq kritike?

«Bëhet fjalë për një qeveri anormale, kurrë nuk ka ekzistuar në Itali…».

Në gjysmën e dytë të viteve ’70 ka qenë një qeveri e ngjashme.

«As për ëndërr, në atë kohë kishte njl mazhorancë parlamentare uniteti kombëtar, që e mbështeste qeverinë. Ama qeveria ishte gjithësesi e anëshme. Nuk kishte ministrat komunistë sa për të thënë një shembull. Diferenca me atë të sotmen është substanciale».

Domethënë, nuk duket aq radikale kjo diferencë.

«Në fakt është dhe që çke me të. Sepse në qeverinë e unitetit kombëtar pjesëmarrja e kundërshtarëve politikë kërkon një fuzion të madh qëllimesh dhe sjelljesh për ta theksuar. Çdo ministër, nga cilado parti që vjen, bëhet automatikisht përgjegjës për të gjitha aktet e ekzekutivit. Mazhoranca është një gjë tjetër, dikush mund t’ia votojë besmin qeverisë, por më pas ta refuzojë këtë apo atë projektligj. Në këtë rast partitë e ruajnë autonominë e tyre politike, siç bëri PKI 45 vite më parë».

Sipas jush, kjo qeveri do të arrijë të rezistojë në muajt e ardhshëm?

«Mah, nuk do të dija ta parashikoja. Sigurisht që do të prekë praninë e ministrave që u përkasin partive të ndryshme dhe midis tyre konfliktuale. Do të shikoni se çfarë do të ndodhë në pranverë nëse do të shkohet të votohet për referendumin dhe vitin e ardhshëm për zgjedhjet politike. Me disa ministra që jaë mobilizuar në partinë e Draghi, i por i cili nuk ka arritur ta kapë pushtetin».

Pallati Chigi gjatë votimit për Kodrën është transformuar në një qendër politike për kandidaturën e premierit. Kurrë nuk ishte parë një degjenerim kaq thellë duke pasur parasysh ligjin elektoral. Ju preferoni proporcionalin apo mazhoritarin?

«Mund edhe të adoptojmë mazhoritarin, por që rrezikon që bëhet një agregim i thjeshtë midis të ndryshmëve, që menjëherë pas zgjedhjeve çahet siç ka ndodhur tashmë në të kaluarën».

Më mirë proporcionali?

«Sigurisht, në teori është virtuoz. Ama nëqoftëse më pas përfundon që në Parlament futen 100 parti me nga 1% secila, atëhere…».

Atëhere jemi të bllokuar?

«Duhet kthyer tek mendimi politik: a kanë liderët tanë aktualë një mendim politik? Mua nuk më duket se janë në lartësi, ashtu siç nuk është shoqëria civile që ato përfaqësojnë. Janë të gjithë të velur dhe të papërshtatshëm. Ama të paktën ata i nënshtrohen votës së votuesve. Kurse teknikët na propozojnë arrogancën e tyre elitare pa i kërkuar as edhe një gjykim shoqërisë që qeverisinin, duke demonstruar një racizëm shtangës. Janë kasta jo e zgjedhur».

Vërtet është ende kreu i qeverisë…

«Sigurisht, por Draghi është në Pallatin Chigi, që varet nga Parlamenti dhe që mund ta mosbesojë kur të dojë. Sikur të kishte arritur në Quirinale, do të kishte qenë i palëvizshëm për 7 vjet».

Me që ra fjala, ju jeni në favor të një ndryshimi radikal të sistemit tonë instuticional, mendoni se duhet të bëhemi një republikë presidenciale?

«Fillimisht duhet të më shpjegojnë mirë, ka mundësi duke përdorur një mendim politik, arësyet për ta dejkaluar demokracinë parlamentare. Që nuk është një zakon, sot e them dhe nesër e ndryshoj. Ama është struktura jonë kockore dhe, nëqoftëse një kockë thyhet, mund të vihet një protezë, por më duhet të them se është e thyer. Përndryshe, nëse kocka është e shëndoshë, nuk vihet protezë».

Dhe është e shëndoshë?

«Është e natyrshme se ka një degjenerim të sistemit, por duhet kuptuar se cilët janë faktorët që e kanë provokuar. Në fakt askush nuk çimentohet në analizën e krizës, ecet përpara për tentativa teknike pa reflektuar mbi motivin për të cilin diçka nuk ka funksionuar».

(nga The Post Internazionale)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply