Basha kërkon post në AMA për djalin e Zogajt dhe Desada Metajn

Komisioni Parlamentar për Mediat dhe Mjetet e Informimit Publik, ka shpallur kandidaturat për vendet vakante në AMA.

Ndërkohë, CNA.al ka mësuar emrat e kandidatëve të Lulzim Bashës, për anëtarë në AMA.

Ajo që bie në sy, në listën e siguruar nga CNA.al, janë emrat e kandidatëve të Bashës, për anëtarë të AMA, ku gjithçka po tentohet të kalohet në heshtje.

Basha kërkon djalin e Preç Zogajt, Besian Zogaj si pazar me të atin dhe Desaden e tij, që mesa duket kërkon ta heqë qafe.

Pra, kërkojnë të zëvëndësojnë Sami Nezën dhe Suela Mustën që u ka mbaruar mandati dhe Agron Gjekmarkajn që u largua se u zgjodh deputet.

Desada dhe Zogaj janë propozuar nga organizmat e mbështetura nga Soros. Edhe instituti i Medias edhe Këshilli i Medias.

Këshilli i Medias ka në bord, Mark Markun, Enio Haxhimihalin, dhe Agim Baçin.

Tre nga 5 anëtare të bordit të etikës, të tre mbështetës të zjarrtë të Lulzim Bashës. Qartazi financuar nga Soros në këtë projekt.

Edhe Elis Cela është kandidat i Bashës, i propozuar nga një universitet privat.

About Redaksia2

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply