Lushnja në këmbë me Elton Banon!

Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Bashkinë e Lushnjes, Elton Bano, i dalë nga votat e anëtarësisë së demokratëve në primaret e zhvilluara në këtë degë është prezantuar ditën e sotme nga ish-kryeminsitri Sali Berisha.

Në fjalën e tij para demokratëve Bano theksoi se, primaret ishin një proces i rralë dhe mbreslënës, transparent dhe gjithë përfshirës dhe se tregon konceptin për drejtimin e pushtetit nesër.

Gjithashtu kandidati i dalë nga primaret sqaroi se këto primare i dhanë fund edhe praktikës që u bë e zakonshme nga uzurpuesit e vulës.

“I nderuar Doktor Berisha, të nderuar zonja dhe zotërinj, miq dhe dashamirës të qytetit. Ju falenderoi për besimin dhe votën tuaj për kandidimin tuaj për kandidat të Bashkisësë Lushnjes në zgjedhjet e 6 marsit. Primaret ishin një proces i rralë dhe mbreslënës, transparent dhe gjithë përfshirës.

Anetarët e PD-së Lushnje dhe të 5 bashkive të tjera vendosën një standart të ri në zgjedhjen e përfaqësuasit të tyre që tejkaloj ndikimin jo vetëm në forcën tonë politike. Procesi vendimarrës i anëtarësisë që ne kryem, tregon konceptin tonë të drejtimit të pushtetit tonë nesër.

Sikurse është fundi i asaj që u bë një praktikë e zakonshme nga uzurpuesit e sotëm të vulës për shumë vite me radhë. Të nderuar qytetarë, e duam Lushnjen tonë dhe na dhemb gjendja ku është katandisur sot”, tha Bano.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply