“Poshtë pushteti, rroftë qyteti”/ Muka: Do punoj që Durrësin t’ua kthej qytetarëve

Gjatë prezantimit të tij, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, për zgjedhjet e 6 marsit në Durrës, Ardian Muka tha se, do bëjë çdo gjë për tju kthyer durrsakëve atë që u takon.

Muka u zotua për një bashki që punon për Durrësin dhe jo për kryeministrin Edi Rama dhe koncesionet.

“T’i kthej Durresin qytetarëve të thjeshtë. Duhet të ngrihemi të gjithë bashkë për të marrë në dorë fatet tona. Të largojmë nga bashkia ata që sundojnë në bashki dhe në fakt e kanë përdorur qytetin për interesa të tyre mafioze. Ne nuk do lejojme që semundja e butë të vrasë qytetin tonë. Nuk mund të lejojme që qytetin tonë ta nxjerrim në pazar.

Poshtë pushteti dhe rroftë qyteti, bashkohuni të bëjmë bashkë qytetin. Unë zotohem për një bashki që bashkon dhe që punon për Durrësin dhe jo për Kryeministrin në Tiranë. Një bashki që punon për Durrësin por jo për koncesionet. Në me 6 mars do t’ja dalim që Durresin t’ua kthejmë qytetarëve”, tha Muka.

About Redaksia

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …

Leave a Reply