Basha nuk njeh juridiksionin e prokurorëve belgë, deklarata…

Nga Endira BUSHATI

Luli në SPAK… por para Prokurorëve Belgë…

Si rrallë herë, e dëgjova me vëmendje fjalën e Bashës me gazetarët, pas pyetjes së tij nga prokurorët belgë….

Sigurisht, që si gjithmonë, lojra fjalësh….për të kaluar radhën….

E megjithatë, mes lojrave me fjalët, Basha u dha “mesazhin” atyre që “duhet të dëgjojnë”…..

“Punonjësit e ndershëm të SPAK-ut e BKH kanē dhe do të kenë mbështetjen e PD për të ecur përpara
për hetimin e të gjitha çështjeve që janë në JURIDIKSIONIN e tyre…..”

“…..por dhe për punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH të bëjnë detyrën e tyre dhe të mos harrojnë kurrë se nuk kanë shef apo bos mbi krye përveç Kushtetutës, ligjeve SHQIPTARE dhe qytetarëve taksapagues SHQIPTARË….”

Luli, i cili sot ndryshoi Kushtetutën pēr vettingun, me arsyetimin se ia kërkonin ndërkombëtarët….

….po sot, pasi u pyet nga prokurorët BELGË, u kujtoi prokurorëve shqiptarë të hetojnë “brenda JURIDIKSIONIT të tyre” dhe gjithashtu u kujtoi se “prokurorët SHQIPTARË” nuk kanë shefa të tjerë përveç ligjeve dhe taksapaguesve SHQIPTARË…..

…..dmth….mos pyesni për juridiksione, ligje e taksapagues BELGË….

Kaq nga intervista….imagjinoni ç’”shënime” paskan mbajtur prokurorët belgë….

About Redaksia

Check Also

1200 kryevepra në një muaj! Çfarë do më tepër ky popull?

Nga Lutfi DERVISHI Në një përpjekje të pafundme për të qëndruar në kontakt me qytetarët, qeveria …

Leave a Reply