Berisha me Bardh Spahinë: Shkodra e pa mposhtur!

Zgjedhjet e 6 marsit janë të një rëndësie të veçantë për opozitën dhe demokratët. Në 2019-ën, ata nuk patën mundësi të votonin për të zgjedhur kandidatin e tyre të preferuar për kryetar bashkie.

Në 6 mars do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore, dhe nga Shkodra lideri historik i PD, Sali Berisha kërkoi votën për kandidatin e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’, Bardh Spahia.

Berisha tha se, Bardh Spahia është intelektuali dhe mjeku që do të jetë fituesi i zgjedhjeve të 6 marsit.

“Në 6 mars Shkodra do të ngadhënjejë mbi të keqen, mbi të shkuarën, do të votojë birin e saj, qytetarin e saj, intelektualin, shërbëtorin, mjekun Bardh Spahia. Bardh Spahia mishëron vlerat më të mira të mëkuara nga ky qytet i bekuar, mishëron trashëgiminë e shkëlqyer të familjes dhe të atit të tij që ishte një intelektual vigan dhe i pamposhtur.

I bënte nder Shkodrës, Shqipërisë dhe kombit me karakterin e tij, me dijenitë e tij, me qëndrimet e tij.

Shkodra është djepi i mendimit shqiptar, i idealeve demokratike, i sakrificave të jashtëzakonshme për këto ideale.

Ndaj kam bindjen se 6 marsi do të jetë festa e fitores së Shtëpisë së Lirisë. E fitores së Bardh Spahisë, e fitores së çdo qytetari, të çdo banori qytetar i Shkodrës dhe çdo banori të këtij rrethi. Ju ftoj të shndërrojmë 6 marsin në ditën e triumfit dhe idealeve tuaja”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply