Takim i jashtëzakonshëm i Kryetarit të ardhshëm të Bashkisë Lushnje, Elton Bano me rininë e qytetit.
Bashkë me të rinjtë lushnjarë, kandidati Elton Bano i shoqëruar nga deputeti Belind Këlliçi dhe drejtuesi politik Klevis Balliu u shpreh i emocionuar se, rinia është ajo që e ndjen më shpejt ndryshimin dhe ndryshimi po vjen.
“Të rinjtë duan kushte më të mira në shkolla, duan punë dhe mirëqënie. Ne duhet të bëhemi përgjegjës që t’i krijojmë sa më shumë mundësi për të frenuar largimin e tyre nga Shqipëria”, u shpreh ndër të tjera Bano.
Mbështetja që rinia po i jep Elton Banos sot është garancia për fitoren në zgjedhjet e 6 Marsit për drejtimin e bashkisë Lushnje.