Policia terror ndaj protestuesve, tërhiqen zvarrë banorët, dhunohen edhe gratë

Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit vazhduan edhe sot pasdite protestën paqësore kundër prishjes së banesave të tyre.

Ndërkohë, situata ka agravuar dhe si pasojë ka patur përleshje fizike mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, ku këta të fundit janë tërhequr zvarrë dhe të paktën një grua është dhunuar duke e shtyrë në tokë.

Në prononcimin e saj për Syrin, gruaja deklaroi se vuan nga zemra dhe se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale, gjë të cilën i’a ka thënë  edhe policave por që ata nuk kanë pyetur por e kanë dhunuar duke e plasur në tokë.

Protestuesit janë të vendosur të mbrojnë banesat e tyre nga prishja e paligjshme e IMT-së.

22 Shkurti është data e radhës kur IKMT do të ndërhyjë sërish në zonën e 5 Majit në Tiranë, për shembjen e banesave të radhës.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply