Berisha ngre në këmbë Dibrën: Përballjen e kemi me shtetin e mafias, por ne do të fitojmë!

Mijëra qytetarë të Dibrës kanë pritur ish-Kryeministrin Sali Berisha, i cili në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 marsit, prezantoi sot kandidatin Premtim Kryemadhi për kryebashkiak të Dibrës.

Me thirrjet; “Berisha, Berisha” dhe ovacione të shumta, ish-Kryeministri është përshëndetur me disa qindra qytetarë që kishin dalë ta prisnin përgjatë rrugës për në Pallatin e Kulturës, atje ku edhe u mbajat takimi elektoral.

Berisha ka mbajtur një fjalim në takimin e prezantimit të kandidatit të Shtëpisë së Lirisë për Dibrën, Premtim Kryemadhi. Ai ndër të tjera u shpreh se, përulem me mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush për besmin e madh që keni treguar ndaj PD dhe opozitës shqiptare.

“Vota e juaj ka qenë dhe mbetet frymëzim force dhe energjie për demokratët e Dibrës dhe mbarë Shqipërisë, për PD dhe revolucionin demokratik të saj dhe përmbysjen e narkoshtetit të kreut të meduzëz dhe patericave të tij.

Kam nderin që do paraqes para jush demokratin e përkushtuar, Premtim Kryemadhin. I cili mishëron, ndershmërinë dhe dashurine e pakufishme për ju dhe Dibrën e si atdhetar i flaktë, edhe për vendin.

Të dashur miq në keto zgjedhje përballja është e madhe. Në të vertëtë përballet e shkuara, përballet shteti i bazuar në mafien dhe drogën, përballet narkoshteti që nuk njef dhe nuk respekton votën, perballet narkoshteti që zevendëson voten me tritol si rasti i FSHF.

Përballet arroganca e një njeriu që ka trashëguar psiklogjinë më të keqe të etërve të tij. Një njeriu që mendon se me dibranët me shkodranët, durrësaket, gjirokastritët, mendon se mund të sillet si të dojë, sikur ata të mos ishin anëtarë të këtij kombi dhe kësaj shoqërie.

Unë vij sot këtu për të mbështetut kandidatin e fitores, Premtim Kryemadhi. Tre ditë më parë ishë në Durrës. Durrësit në një vendim paranojak të korruspionit kanë vendosur t’i bëjnë atë që nuk ja bënë 3000 vjet. Ai ka marrë në qerre edhe Lul Bravën, por a mund të merret një vendim i tillë pa pyetur dhe pa marrë pëlqimin e asnjë durrsaku, sikur vjen një pushtues i huaj”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply