Premtim Kryemadhi: Dibra nuk ka nevojë për kryetar me qera! Do t’i themi jo Skavicës!

Premtim Kryemadhi, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” u shpreh sot se, Dibra ka vite që nuk qeveriset dhe jeton në varfëri.

Kryemadhi tha se, ne do t’i themi jo Skavicës, do t’i japim fund vendimmarrjes së interesave klanore dhe mafioze.

“Askush nuk mund të vendosë për projekte pa pëlqimin e dibranëve. Bashkia e Dibrës janë në vendin e parë për borxhin publik dhe këto janë pasojat e kryebashkiakëve që ndërrohen çdo vit. Dibranët nuk meritojnë kryebashkiakë që jetojnë në hotele, apo që na vijnë nga Tirana. I ftoj kandidatët rivalë në një debat publik lidhur me Dibrën. Koha për ndryshim ka ardhur”, tha Kryemadhi.

Ai u shpreh se ndryshimi që nuk erdhi kurrë me opozitën false të Lulzim Bashës, do të realizohet me 6 mars. “Dibranët do të ndahen nga e keqja me 6 mars, nuk ju premtoj mrekullira, por përkushtim dhe administratë që do t´ju shërbejë”, tha Kryemadhi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply