Berisha: Vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme, Rama kërkon të mashtrojë me logon

Lideri i “Shtëpisë së Lirisë”, Berisha deklaroi nga Lushnja se, lëvizja e nisur do të kthehet në një uragan që do të çoje vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Berisha tha se Rama kërkon të mashtrojë demokratët me logon e sekuestruar të PD. “Çdo votë për logon e sekuestruar është votë per Ramën”, tha Berisha.

Berisha kërkoi që të sqarohen votuesit se duhet të votojnë vetëm për kandidatët e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë”.

“Këto ditë ju ftoj të bëni gjithçka për fitoren e Elton Banos. Ju ftoj betejën e fitojmë por duhet të punojmë shumë për këtë fitore, sepse kemi menjanë qeverinë e cila prej 15 vitesh e ka keqqeverisur këtë qytet, pra thellë në zemër çdo lushnjar do thoshte boll më me këtë qeverisë.

Por në anën tjetër, në një akt të pashembullt Edi Rama ka rrëmbyer logon e PD dhe ia ka dhuruar atë pengut të tij Lulzim Brava me qëllimin e vetëm për të mashtruar zgjedhësit, për të keqorientuar zgjedhësit.

Shpjegoni çdo banori të Lushnjes, vota për të ardhmen, vota për ndryshimin është vota te ‘Shtëpia e Lirisë’, është vota për Elton Banon. Çdo votë tjetër në logon e rrëmbyer është votë e humbur.

Bëni gjithçka, të bashkohemi të gjithë si demokratë, asgjë nuk i lidh demokratët e Lushnjes me një njeri i cili është në dy hetime të forta ndërkombëtare për lidhje me krimin. Unë e kam mbëshetur më shumë se askush tjetër, me bindjen se përfaqëson një gjeneratë të re, por ai rastisi siç thotë populli armë me vrimë, i prishur”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

VOA: Breshëri bombash molotov ndaj qeverisë dhe Bashkisë, Berisha kërkon qeveri teknike

Disa breshëri bombash molotov drejt selisë së Këshillit të Ministrave, kërkesa këmbëngulëse për largimin e …

Leave a Reply