I biri i Sokol Olldashit me Berishën në mbështetje të Elton Banos në Lushnje

Ish-Kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme ishte në Lushnje, ku prezantoi kandidatin Elton Bano për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit. Një mesazh për demokratët, kishte edhe djali i Sokol Olldashit, Glauku.

Glauk Olldashi u shpreh se demokratët nuk do të mposhten.Gjatë bashkëbisedimit të liderit demokrat Sali Berisha me të rinjtë e FRPD në Lushnje, Olldashi tha se, krimi, qeveria, oligarkët dhe Lulzim Basha janë bërë bashkë, por ata nuk do t’i mposhtin dot demokratët.

“Kemi 9 vjet që lodhemi në të gjithë këtë opozitë. Në 9 vjet të paktën njëherë jemi zhgënjyer të gjithë. Kësaj radhe mund të duket edhe më e vështirë sepse jemi kundër qeverisë, kundër krimit, kundër oligarkëve etj.

Një gjë është e sigurt, të gjithë këta bashkë nuk do mund ta fikin zjarrin që është në zemrat e çdo demokrati. Për Elton Banon nuk ka nevojë t’i bëj lëvdata.

Kam vetëm një mesazh, t’ua themi të gjithëve, edhe atyre që s’janë me ne, edhe socialistëve, Elton Bano është kandidat i të gjithë Lushnjes, është kandidat i të gjithëve. Ju ftoj ju të votoni nr.3, Elton Banon për Lushnjen”, u shpreh Olldashi.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply