30 vite më parë lindi detektivi që kthehet në librari me librari, si «shpatull» i Renée Ballard, dhe në një serial televiziv (një tjetër, në njëkohë, i kushtohet vëllait për babë Haller): rrëfen gjithçka krijuesi. 25 vite më parë lindi Jack Reacher, ekzekutues i ideuar nga Lee Child: vjen seriali i nxjerrë nga romani i parë.
Një raport serioz. Jetëgjatë, 30 vite të plota (Kujtesa e miut doli në janarin e 1992). Histori e filluar «duke ruajtur distancat», e përmirësuar në kohë, «si në romanet e mi». Autori është polici. Shkrimtari dhe protagonisti i tij, vështirë të thuash se kush është më i famshëm. Michael Connelly dhe Harry Bosch, që tashmë është një markë fabrike, duke parë që ylli i një serie që i bart emrin dhe tani edhe spin-off i tij. Romancieri në thrillerin e 36 (atë të riun, Orët më të errëta, del të martën 1 shkurt nga shtëpia botuese Piemme) dhe veterani i Vietnamit tani në pension: kanë një vajzë në të njëjtën moshë, «kush do ta thoshte». Dhe në këtë bisedë (me Zoom) që është një bilanc i një karriere stratosferike — mbi 80 milion kopje të shitura; 3 seri sepse në qershor vjen edhe The Lincoln Lawyer; podcast; noir i radhës; çmimet — Connelly tregon në cipë të caktuar: «Edhe nëse prezumohet se është i zoti me fjalët, e kam të vështirë të shpjegoj se çfarë provoj për atë djalë që kam krijuar 30 vite më parë dhe që shkon ende e fortë. Ka qenë një udhëtim i shkëlqyer».
Brenga?
«Jo, por pjesërisht faktit që tani romanet e mi funksionojnë më shumë – është natyrale, rritet, afinohet teknika – ka një gjë që më bezdis domethënë që në të dytën, Akulli i zi, rrëfen historinë e Bosch dhe babaitë të tij në 4 faqe dhe do të doja të mos e kisha bërë: do të mund të shkruaja një libër vetëm mbi këtë argument. Ama është një brengë e vogël, do të thoja që nuk mund të ankohem».
E prisnit një sukses të ngjashëm?
«As në ëndërrat e mia më të çfrenuara. Është e pabesueshme akoma sot. Nuk do ta kisha menduar kurrë që Bosch do të ishte ambasadori im në botë për 3 dekada. Lexuesit nxjerrin komfort dhe frymëzim nga personazhet e mirëtrajtuar dhe unë jam me fat: Bosch është njeri prej tyre».
Megjithatë Bosch i ka kaluar 70 vitet, është i pensionuar dhe bile është i sëmurë. Nuk është as shumë i përshtatur me internetin.
«Po, është tip alla antike dhe shumë empatik. Ama nuk do të thoja se është kundër uebit, për të është një instrument si të tjerët, por e di se teknologjitë mund të bëhen armë të tmerrshme».
Çfarë është Bosch për ju? Një antagonist, një mik, një detyrë, një mik i dashur?
«Nodshta të gjitha këto gjëra sëbashku. Ka filluar si personazh krejtësisht ndryshe nga unë, por në një moment të caktuar distancat janë kryqëzuar, Harry është bërë diçka më shumë, është një baba si unë, kemi shumë të përbashkëta. Domethënë është një jete e mesme midis një figure komplementare pas meje dhe një miku imagjinar të mirë».
Si arrini ta mbani (kaq) gjallë?
«Mbi të gjitha nuk shkruaj për të gjithë kohën. Herë pas here, si në rastin e Orëve më të errëta, e spostoj në plan të dytë, e shohim nëpërmjet syve të polices Renée Ballard».
Në dhjetor ju keni marrë pjesë në një konfrontim (online, në uebsajtin britanik «Fane») me Lee Child: keni diskutuar për «tranzicion» nga një autor tek tjetri (është rasti i Child) dhe nga një protagonist i tjetrit: si funksionon kalimi dëshmitarit midis Bosch dhe Ballard?
«Ndjehem i lirë që të mund t’i komentoj nga pikëpamje të ndryshme. Të ndryshoj perspektivë dhe kjo më ndihmon shumë në të shkruar. Për shembull, Orët më të errëta i konsideroj një Ballard novel, ndërsa e radhës do të jetë një Bosch novel».
«Orët më të errëta» zhvillohet në ditët më të para të 2021, pakashumë në të njëjtat me sulmin ndaj Campidoglio të 6 janarit. Titulli i referohet momentit më të errët të Shteteve të Bashkuara?
«Edhe. Romani reflekton klimën e atij sezoni, Capitol Hill, përplasjet sociale, lëvizja për të rithemeluar policinë pas vrasjes së George Floyd: të gjithë elementë që kanë hedhur një hije mbi Amerikën».
Pesimist?
«Më shumë së gjendjen time shpirtërore, romani reflekton atë të Ballard. Por nëqftëse mendoj atë që kam përjetuar, atë që ka ndodhur në shoqërinë tonë, vitet e fundit janë vërtetë më të errëtit».
«Të njëjtat persona që mbronte dhe mbulonte i kanë pështyrë pas krahëve»: ju e përshkruani kështu venitjen e protagonistes tuaj, Renée Ballard.
«Në polici ka shumë djem të zot që do të donin të bënin vetëm të mirën e komunitetit dhe t’i ndryshosh gjërat brenda, pa e braktisur të dalluarën. Është dilema e Ballard në përfundim të librit. Ama për të pasur një përgjigje, duhet të presim të radhës». (Ka tashmë një datë daljeje në Shtetet e Bashkuara: 8 nëntor).
Pagë e ulët, rrezik i lartë, kënaqësi të pakta. Pse një i ri amerikan duhet të bëjë policin sot?
«Për të bërë diçka për të cilën të ndjehemi krenarë, për një mision kundrejt kolektivitetit apo edhe për të ushtruar një pushtet. Janë të shumta arësyet. Ama nëqoftëse polici është për mirë, i ndershëm, nëqoftëse mendon se të gjithë vlejnë apo askush nuk vlen (motoja e Bosch, Everybody counts or nobody counts), atëhere i tiji është një zanat vërtet fisnik dhe do të ishte e bukur që njerëzit tëe konsideruar kështu më shumë, jo vetëm me një mirënjohje ekonomike, por edhe me një faleminderit».
Tani që ka kaluar një vit, gjërat ecin më mirë në Shtetet e Bashkuara?
«Nuk do to të thoja dhe edhe sikur, do të ishte për të bërë interesat e një pale. Jetojmë në një vend të përçarë politikisht dhe socialisht. Do të doja të thoja se kemi tejkaluar pikën tonë më të ulët, por nuk e mendoj se është kështu».
Asnjë hap përpara as kundër racizmit?
«Racizmi është endemik në Shtetet e Bashkuara. Gjërat duhej të ndryshonin pas vdekjes së George Floyd (ishte 25 maj 2020), por nuk ka qenë kështu».
Mos e mohonoi atëhere: jeni pesimist.
«Jam një optimist cinik. Si Harry Bosch, një pesimist optimist».
Shifra juaj: një libër në vit, i gjeolokalizuar me saktësi thuajse maniakale, bashkëkohë karshi me momentin në të cilin shkruhet. Është një mënyrë për t’i dhënë gjinisë noir primatin e pasqyrës autentike të realitetit?
«Kjo është ajo që bëj. E di mirë se thrillerat janë pak të konsideruar nga një lloj i zhanrit të kritikës, por lexuesi e njeh sekretin, e di se tek thrilleri ka më shumë, se aty mund të gjejë refleksin e asaj që ndodh jashtë, prveç rastit specifik dhe zgjidhjes së misterit. Mund të rrëefehet e vërteta me romanet, shumë autorë noir janë të vetëdijshëm».
Dhe nuk keni më frikë, duke shkruar thuajse në kohë reale, për të shkuar prtej realitetit? Apo për t’u ndeshur me realitetin? Apo me lexuesit?
«Është një rrezik që zgjat pak, bota ndryshon kaq me shpejtësi… Por sidomos sforcohem që të ndalem mbi atë që më ndodh në momentin që shkruaj. Tek Ligji i pafajësisë përshkruaj çorientimin e përgjithshëm gjatë muajve të parë të pandemisë: askush nuk e dinte sesi do të përfundonte, nuk e dijmë akoma. Ja, mbi këtë ndjenjë jam përqëndruar. Për pjesën tjetër, e përsëris, Amerika është shumë e përçarë dhe edhe sikur jo domosdoshmërisht t’ua besoj personazheve opinionet e mia, janë lexuesit që pushojnë së më lexuari për një shprehje, për një skenë… Nuk ka rëndësi: unë shkruaj pa e vrarë mendjen se kë mund të ofendoj apo se kush nuk është dakord me mua».
Kapitulli serial televiziv. Është në ardhje në 2022 «Bosch: Legacy», spin-off (do ta transmetojë IMDb, shërbimi televiziv në streaming falas i Amazon) i serisë së dashur «Bosch». Po në këtë vit do të shohim në Netflix «The Lincoln Lawyer», e përqëndruar mbi personazhin e Mickey Haller. Ju keni marrë pjesë në shkrimin e episodeve: sa është e ndryshme respektivisht punës së romancierit?
«Romani im lind dhe rritet në vetmi, për serialin televiziv punohet në skuadër dhe është si të kthehet në newsroom kameratesk kur bëja gazetarin. Diferencë tjetër: pëlqej të shkruaj se çfarë mendon Bosch dhe Ballard, por në rol nuk është kaq e lehtë».
Si dilet?
«Fillimisht me një grumbull fjalësh dhe kështu skenat e shkruara nga unë më rezultojnë shum verboze. Edhe në këtë jam përmirësuar dhe megjithatë nuk jam i fundit që vë duart në dialogjet».
A keni thënë ndonjëherë: «Ndaluni, këtë Bosch nuk do ta bëja kurrë?».
«Ndoshta një apo dy herë, por në 99% të rasteve jam i habitur nga zotësia e autorëve, gjithmonë besnikë ndaj Bosch».
Shkon në sheshxhirim?
«Thuajse gjithmonë».
Kur do ta shohim serialin?
«Për sa di unë, të paktën në Amerikë, Bosch: Legacy në maj dhe The Lincoln Lawyer në qershor, por gjërat mund të ndryshojnë».
Edhe në këtë libër, si tek «Vdekja është zanati im», lthehet tema e Dark Web. Pse?
«Më preokupon dhe më intrigon, edhe pse as nuk do sesi hyhet në Dark Web. Jam i bindur për një gjë: përparimet e mëdha mund të kthehen kundër nesh, e shoh nga koha e Poetit».
Los Angeles: çdo libër është një deklarim dashurie ndaj qytetit.
«Po, jam transferuar në moshën 30 vjeçare dhe qysh atëhere është një burim frymëzimi. Nga këtu ka lindur gjithçka. Ka persona që vijnë në LA për të rifilluar dhe unë jam njëri prej tyre».
Në librin tuaj të fundit ju tregoni dramën e rrënjëshkulurit.
«Është një prej problemeve më të rënda të qytetit dhe nuk besoj se do të zgjidhet. Është e dhimbshme t’i shikosh dhe na bën të ndjehemi të gjithëve fajtorë».
Le të kalojmë tek personazhet. Maddie, vajza e Bosch?
«Do ta shikojmë mirë në librin e ardhshëm. Është në rrugën për t’u bërë police».
Haller?
«Do të kthehet pas thrillerit për të cilin po punoj tani».
Sa romane mendoni njëkohësisht?
«Një në radhë».
I preferuari juaj?
«Ndoshta i katërti, Hija e kojotit (i dalë në Amerikë më 1995), prej një motivi sentimental. Është i pari që kam shkruar si autor me kohë të plotë, isha thuajse 40 vjeç dhe qysh kur isha 19 vjeç doja të bëja romancierin. E kujtoj si një vit special, me Bosch në formë të madhe».
(nga La Lettura)
Përgatiti
ARMIN TIRANA