Reagimi i fortë i Berishës: S’ka forcë që na ndal pa përmbysur këtë narko-shtet!

Ish-Kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në Gurin e Zi në Shkodër, ku u prezantua kandidati për kryetar në Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia, foli për Bashën.

Berisha theksoi se, Basha ishte një frikacak, që nuk përmenddte dot emrin e Ramës e nuk shkonte nëpër zona të caktuara kur kërcënohej. Ai shtoi se revolucioni i demokratëve nuk ndalet pa sjellë PD-në në pushtet.

“Revolucioni ynë nuk do ndalet pa sjellë PD-në në pushtet. Unë iu garantoj se sikur Lulzim Basha të kishte çerekun e guximit të Jozefina Topallit apo të Voltana Ademit, do të kishte sjellë PD-në në pushtet patjetër. Kur fliste, nuk thoshte një fjalë kundër Ramës, ishte frikacak.

I biri i një krimineli në Fushë Krujë i ka thënë mos të bëjë fushatë e nuk ka shkuar. E gjuajtën Jozefina Topallin me kallash në Vlorë e ka shkuar 10 herë, politika është për të qëndruar në çdo rast. Ne nuk ka forcë që na ndalon, pa përmbusur këtë narko-shtet”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply