Ish-i burgosuri politik: Bardh Spahia do të fitojë! Mos shisni votën për 100 mijë lekë!

Ish-i burgosuri politik, Xhavit Lohja mbajti fjalën e tij në njësinë administrative Guri i Zi në Shkodër, në kuadër të fushatës elektorale të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, që prezanton kandidatin për kryetar bashkie të Shkodrës, Bardh Spahia.

Lohja theksoi se, Bardh Spahia vjen nga një familje e mrekullueshme, duke shtuar se pa asnjë diskutim që do ta fitojë Shkodrën.

“Kam pasur respekt tepër të madh për Ali Spahinë, nëse gjysma e babait të jetë Bardh Spahia, është boll. Kam bërë 20 vjet burg. Kjo zonë është shumë e persekutuar, nja tre klerikë katolikë i kam pasur në burg.

I uroj fitore e padiskutim Bardh Spahia do të fitojë, ndërsa Sali Berishës i uroj me gjithë zemër jetë sa më të gjatë. I them popullit, mos shisni votën për 100 mijë lekë. Mos shisni dinjitetin tuaj”, deklaroi Lohja.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë e SHBA: Do të mbrojmë qytetarët shqiptarë nga kartelet e drogës  

Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar 8 kartele droge, përfshirë kartelin Sinaloa, si organizata terroriste globale, …

Leave a Reply