Berisha në Bubullimë të Lushnjes: Duke votuar Elton Banon votoni fillimin e një kthese të madhe

Lideri historik i PD, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me banorët e Njësisë Administrative Bubullimë në Lushnje, në mbështetje të kandidatit të koalicionit opozitar, ‘Shtëpia e Lirisë’, Elton Bano.

Berisha u shpreh se zgjedhjet e 6 marsit nuk janë thjeshtë zgjedhje lokale, por janë fillimi i një kthese të madhe për vendin dhe shqiptarët.

Duke kërkuar votat për Elton Banon, kandidatin e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’, Berisha tha se ndryshimi është jetik për çdo qytetar.

“Unë vij këtu sot për të kërkuar votën tuaj për njërin prej jush, një bir të shquar të Lushnjes, një demokrat të vendosur, një njeri me virtyte, punëtor, shembullor dhe familjar, guximtar. Vij me bindjen më të thellë se Elton Bano do ju përfaqësojë me dinjitet, se ai do të jetë një shërbëtor i përulur dhe i bindur i juaji dhe mbarë qytetarëve të Lushnjes.

Duke votuar Elton Banon ju shkëputeni nga një administrim shumëvjeçar abuziv i Lushnjes dhe firmosni gjithashtu për Lushnjen dhe Shqipërinë fillimin e një kthese të madhe, një kthese dhe një ndryshimi që në të vërtetë është jetik sot, për çdo shqiptar”, u shpreh Berisha.

Ish-Kryeministri analizoi edhe qeverisjen e Edi Ramës të cilin e akuzoi se ka braktisur qytetarët, fermerët dhe të rinjtë.

“Nëse ndali në këto 8 vite çfarë do të gjeni si rezultat të tyre, do të gjeni uljen për shkak të inflacionit të rrogave dhe pensioneve të paktën me 30%.

Në vitin 2013 rrogat dhe pensionet e këtij vendi ishin më të lartat në të gjithë rajonin, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë. Nuk ishte e lehtë ajo, ishte e vështirë, por ishte e domosdoshme që njerëzit të kishin shpresë të Shqipëria, popullata filloi të rritej nga viti në vit.

Por ju jeni dëshmitar, çfarë investimesh janë bërë në Lushnje në këtë periudhë? Nëse ka shqiptarë të braktisur nga kjo qeveri, të parët janë të rinjtë, të dytët fermerët. Të cilët, po i braktise, të rinjtë ikin dhe largohen, fermerët shkojnë drejt kapitullimit. Një fermer më shkruante se do të mbyllte serën për 6 muaj sepse punëtorët po ikin një nga një jashtë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply