Protesta para Parlamentit: Ju jeni turpi i historisë! Ne kërkojmë vetëm të drejtën tonë!

Nga thirrja e një protestuesi përpara Kuvendit, që pritet të dëbohet nga shtëpia e tij në “5 Maji”. “Gëzuar pavarësinë Kosovë! Gëzuar! Ndërsa ju festoni sot, ne protestojmë sot për jo nga serbi, jo për serbin, as për grekun dhe as për italianin, po për shtetin shqiptar që na dhunon çdo ditë, edhe për protestat që bëjmë të ligjshme.

“Jeni të paligjshëm”, thonë dhe na bëjnë presion edhe nëpër komisariatet. Ne jemi të ligjshëm. Dhe gjatë kësaj kohe ju po na shembni shtëpitë.

Shtëpia ime, për fatin e mirë sot, qëndron kullë atje në katund edhe sot. Është djegur dy herë nga turku dhe njëherë nga serbi e nga Esat Pashë Toptani, është prapë në këmbë, kurse ata nuk e dinë se ku janë. Ata janë në turpin e historisë së tyre.

Ne kërkojmë vetëm të drejtën tona. Gjatë kësaj kohe unë kam filluar të besoj se mirë robi po Zoti, ku është Zoti?! Ku janë ata që përfaqësojnë Zotin në tokë?!

Ku janë ata që na thërrasin edhe mburren me ne se kemi kaq besimtarë e patriotë mbrapa?! E ndërsa bëjnë para në rrugët e Parisit, këtu nuk u dëgjohet zëri. Duhet të falenderoj vetëm patër Flavion që ka qenë me ne disa herë dhe në disa momente, të tjerët heshtin.

E heshtja …se populli dikur thoshte se heshtja është flori. Jo, or o zotëri! Heshtja është vdekje, heshtja është turp, heshtja është të mos ngresh kokën kurrë, heshtja është ta marrësh e ta hash turpin me bukë!”.

About Redaksia

Check Also

SHBA nxin Ramën: Korrupsioni dhe paratë e drogës mbizotërojnë në Shqiperi

Një raport i përvitshëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve ofron informacion …

Leave a Reply