Në kulmin e dimrit, fëmijëve u është ndërprerë energjia elektrike, përfundojnë në spital

Protesta që po zhvillohet sot përpara Ministrisë së Mbrojtjes Sociale në Tiranë ka nisur pas revoltës së 36 familjeve egjiptiane në qytetin e Kavajës, të cilave, në kulmin e dimrit, iu është ndërprerë energjia elektrike. Fëmijët që kanë duruar këto kohë acari torturën e së ftohtit, kanë përfunduar në spitale.

Asnjë reagim nuk ka ardhur nga qeveria, asgjë nga e ashtuquajtura Ministri e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale.

Këto familje kanë shkuar të takohen me Drejtorin e OSHEE-së në Kavajë, për të diskutuar mbi zgjidhjen e këtij problemi. Qëndrimi tij ishte i prerë: “Nuk ua rilidhim dot energjinë”.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e fëmijëve është e rënduar nga i ftohti dhe dy prej tyre janë të shtruar në spital prej disa ditësh.

Kjo situatë e rënduar që po rrezikon jetët e fëmijëve i ka detyruar anëtarët e këtij komuniteti të ngrenë zërin me forcë sot.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply