Protesta që po zhvillohet sot përpara Ministrisë së Mbrojtjes Sociale në Tiranë ka nisur pas revoltës së 36 familjeve egjiptiane në qytetin e Kavajës, të cilave, në kulmin e dimrit, iu është ndërprerë energjia elektrike. Fëmijët që kanë duruar këto kohë acari torturën e së ftohtit, kanë përfunduar në spitale.
Asnjë reagim nuk ka ardhur nga qeveria, asgjë nga e ashtuquajtura Ministri e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale.
Këto familje kanë shkuar të takohen me Drejtorin e OSHEE-së në Kavajë, për të diskutuar mbi zgjidhjen e këtij problemi. Qëndrimi tij ishte i prerë: “Nuk ua rilidhim dot energjinë”.
Ndërkohë, gjendja shëndetësore e fëmijëve është e rënduar nga i ftohti dhe dy prej tyre janë të shtruar në spital prej disa ditësh.
Kjo situatë e rënduar që po rrezikon jetët e fëmijëve i ka detyruar anëtarët e këtij komuniteti të ngrenë zërin me forcë sot.