Shehaj publikon dokumentat: Si u “shit” brenda ditës nga Klodian Zoto inceneratori i Tiranës

Deputeti Agron Shehaj denoncon me fakte të reja aferën e inceneratorëve. Shehaj publikon dokumentet se si Klodian Zoto mori kontratën në 31 gusht të vitit 2017 dhe në të njëjtën ditë ai e ka shitur atë fiktivisht te disa biznesmenë italianë.

Ligjvënësi i PD i bën thirrje SPAK-ut t’i shkojë deri në fund hetimit dhe të sekuestrojë inceneratorin e Tiranës për të ndaluar vjedhjet e mëtejshme.

“Kjo do të thotë se, të tre inceneratorët janë një aferë korruptive me të njëjtët autorë. Në Elbasan, Fier dhe Tiranë është Qeveria Rama që pranoi propozimin, është i njëjti ministër që firmos, Lefter Koka, dhe është po i njëjti përfitues, Klodian Zoto. SPAK ka provuar korrupsionin në inceneratorin e Elbasanit. Ka identifikuar edhe kompanitë fiktive, të cilat janë përdorur për dhënien e ryshfetit. Të njëjtat kompani që kanë marrë pagesat e ryshfeteve në Elbasan, rezultojnë se kanë marrë pagesa edhe nga inceneratori i Fierit dhe ai i Tiranës”, shkruan Agron Shehaj.

Afera e inceneratorëve i ka kushtuar buxhetit të shtetit një dëm prej 430 mln euro. Për këtë aferë korruptive u arrestua ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka si dhe u lëshuan urdhërarreste edhe për biznesmenët Klodian Zoto e Stela Gugallja, të cilët janë në arrati.

Postimi
Krimi më i madh në aferën e inceneratorëve është ai i Tiranës. Klodian Zoto është fituesi dhe kontraktuesi i koncesionit të inceneratorit të Tiranës me një vlerë prej rreth 430 milionë euro. Zoto mori kontratën në datën 31 gusht 2017 dhe po të njejtën ditë e “shiti” sipas një vetëdeklarimi të paprovuar.

Kjo do të thotë se të tre inceneratorët janë një aferë korruptive me të njëjtët autorë. Në Elbasan, Fier dhe Tiranë është Qeveria Rama që pranoi propozimin, është i njëjti ministër që firmos, Lefter Koka, dhe është po i njëjti përfitues, Klodian Zoto.

SPAK ka provuar korrupsionin në inceneratorin e Elbasanit. Ka identifikuar edhe kompanitë fiktive, të cilat janë përdorur për dhënien e ryshfetit. Të njëjtat kompani që kanë marrë pagesat e ryshfeteve në Elbasan, rezultojnë se kanë marrë pagesa edhe nga inceneratori i Fierit dhe ai i Tiranës.

Është absurde që qytetarët shqiptarë të vazhdojnë të paguajnë milionë euro çdo muaj për Klodian Zoton, edhe pse ky është në kërkim për korrupsion.

Është e qartë se janë të njëjtët njerëz në të tre aferat. Por Tirana, që pjesa më e madhe e aferës së incenetorëve, nuk preket.

Vonesa e SPAK për të vepruar mbi inceneratorin e Tiranës është e pajustifikueshme. SPAK duhet ti shkojë kësaj çështje deri në fund, të sekuestrojë inceneratorin e Tiranës dhe të ndalë vjedhjet.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply