Subashi i Ramës 3 orë në SPAK për inceneratorin e Fierit

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka përfunduar dëshminë e tij të gjatë në SPAK. Ai është pyetur në lidhje me inceneratorin e Fierit, për më shumë se 3 orë.

Pasi ka dalë nga prokuroria speciale, Subashi është shprehur për mediat se, ka dhënë deklarimet e tij dhe se është përherë i gatshëm.

“Dhashë deklarimet e mia për hetimet për inceneratorin e Fierit.

Do jem i gatshëm të paraqitem pranë institucioneve të drejtësisë sa herë të më kërkojnë për të bërë deklarime.

Nuk mund të jap më tepër deklarime çfarë më pyetën pasi është një çështje në hetim”, është shprehur Armando Subashi për mediat.

About Redaksia

Check Also

Përgjimi zbardh detajet/ Telefonata 11 minutëshe e Ballukut me banditë për të kërcënuar dëshmitarët

Si i kërcënonte Balluku dëshmitarët me kriminelë Një element që Kryetari i grupit parlamentar të …

Leave a Reply