Muka: Luzim Brava i ka braktisur demokratët! Në 6 mars e kemi betejën me PS-në, jo me veten tonë

Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ për Bashkinë e Durrësit Ardian Muka ka mbajtur fjalën e tij para banorëve të Hidrovorit dhe Hamallajt.

Muka ka theksuar se në 6 mars Bashkia e Durrësit do tu kthehet qytetarëve dhe në shërbëtore të tyre dhe jo ashtu siç është drejtuar në këto 22 vite nga socialistët dhe Vangjush Dako me kukullën e tij.

“Ju falënderoi nga zemra për këtë mikpritje. E shoh që nga takimi në takim sallat zvogëlohen sepse ne jemi gjithmonë e më shumë. Një falënderim në radhë të parë për rezultatin në 25 prill ku të gjithë të bashkuar keni arritur të fitoni. Dua t’ju falënderoi edhe për mbështetjen që më dhatë në primaret e zhvilluara në PD.

Unë jam i bindur se të gjithë bashkë në 6 mars ne do ta marrim Bashkinë e Durrësit. Bashkia e Durrësit do tu kthehet qytetarëve dhe kur them qytetarëve, nga Ishmi në Rromanat do jeni ju që në Bashkinë e Durrësit do u dëgjohet zëri dhe do tu zgjidhen hallet dhe bashkia do të jetë një shërbëtore.

Unë jam një nga ju, një djalë Durrësi, i lindur dhe rritur në Durrës, vij nga bota e biznesit dhe e them me krenari që kush ka bashkëpunuar me mua, e dinë qe te Ardi kanë gjetur një mik, një shok, një bashkëpunëtor. Në gjithë rrugëtimin tim në biznes, nuk kam marrë asnjë fond publik nuk kam qënë në pozicione drejtuese në shtet por unë kam preferuar të jem në botën e biznesit si privat.

Ju mund ta kërkoni votën nesër për Shtëpinë e Lirisë, për Ardi Mukën me ballin lartë sepse unë kurrë nuk do ju zhgënjej.

Jam një urbanist dhe kam zhvilluar shumë beteja për qytetin tonë. Jemi përballur me arrogancën dhe korrupsionin galopant që është në Bashkisë Durrës. Vangjush Dako dhe kukalla e tij në Bashkinë e Durrësit është po ai, me po atë arrogancë dhe mospërfillje ndaj qytetarëve dhe atë injorim që ai arri tna imponojë ne.

Në 6 mars nuk e kemi betejën me veten tonë, e kemi me PS-në. Krahu jonë që ka humbur rrugën dhe po ecën në errësirë, unë kam shumë besim që demokratët e thjeshtë jo ata drejtues që i kanë hedhur hi syve duke filluar që nga ‘Lulzim brava’ dhe deri te drejtuesit lokalë, në 6 mars do na bashkohen neve”, u shpreh Muka.

About Redaksia

Check Also

Kalaja padit Veliajn në SPAK: Hetoni vizitën e kryebashkiakut në SHBA

Kryetarja e Gjykatës së Apelit në PD, avokatja Adriana Kalaja kallëzoi sot në SPAK kryebashkiakun …

Leave a Reply