Pas Mziut, zbulohen pasionet e hershme të kandidatit të Bashës! Fotot e shfaqjeve në rrugë

Kandidati i Lulzim Bashës për Durrësin, Luan Hoti në rininë e tij të hershme duket se ka pasur dhe një pasion sidomos për shfaqjet artistike të rrugëve.

Në foton e siguruar nga SYRI, duket Hoti në plazhin Durrësit që po shijon shfaqjen që po jep një artist nga komuniteti rom me një ari të stërvitur.

Natyrisht, i riu Hoti aso kohe nuk e kishte nga ta dinte që një ditë do ishte në listën e kandidatëve për kryetar bashkie, por në këtë foto duket qartë se është një adhurues i cirkut të rrugës dhe kjo është një arsye më shumë që ai të fitojë besimin e qytetarëve durrsakë…

Në fakt Lulzim Basha ka ditur përherë t’i zgjedhë të besuarit e tij, që njëkohësisht janë dhe adhures të artit dhe jo vetëm. Për shembull, Xhelal Mziu, ka pasion lodrën, dhe në një foto që qarkulloi disa vite më parë Mziu shfaqej duke festuar ndërsa në ballë i ishte ngjitur një kartmonedhë e prerjes 1 mijë lekëshë.

Dhe thoni pastaj që kandidatët dhe të besuarit e Bashës nuk janë vizionarë.

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply