31 vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit/ Berisha: Lëvizja studentore nisi aty ku nuk e priste regjimi!

Lideri Historik i PD, Sali Berisha mori pjese në aktivitetin e zhvilluar në Qytetin Studenti në përkujtim të 31-vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit E.Hoxha.

“Në tërë historinë tonë kombëtare, askush, asnjë njeri nuk u bëri shqiptarëve, nuk skllavëroi shqiptarët, ashtu siç bëri Enver Hoxha.

Kultet janë fenomene të diktatura totalirate. Pas rrëzimit në 1956 të kultit të Josif Stalinit në Rusi, kultet e stalinistëve në vendet komuniste ranë njëri pas tjetrit, përveç se në Shqipëri. Këtu kultet gjetën folenë e tyre. Përveç Enver Hoxhës, këtu u vendos kulti i diktatorit gjeorgjian Stalin, i filozofit terrorist Lenin.

Enver Hoxha vendosi mbi shqiptarët një diktakturë të trefishtë, atë të luftës së klasave, të urisë dhe izolimit.

Rrëzimi i kultit të Enverit ishte kushti i të gjitha kushteve, që opozita të ishte e vërtetë, që shqiptarët të ndiheshin njerëz të lirë dhe të rifitonin veten e tyre.

Lëvizja studentore nisi aty ku nuk e priste regjimi, në Universitetin Bujqësor. Studentët e këtij universiteti nisën grevën kundër regjimit.

Me shpejtësi studentët e Universitetit të Tiranës iu bashkuan dhe morën flamurin e kësaj proteste, për betejën finale”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply