Bano takime në fshatrat Gramsh, Shegas dhe Lekaj: Sëbashku t’i paraprijmë ndryshimit

“Bujqësia eshte ne agoni te plotë. Asnjë subvencion per fermerin vetem rritje taksash, rritje çmimesh te plehrave kimike, deshtime te tregjeve bujqësore ti shtosh dhe mungesën e infrastrukturën bujqësore e ben cdo dite dhe me te veshtire jeten e fermerit Myzeqar”. Këto problematika jane ne çdo takim qe kandidati i Koalicionit “Shtëpia e lirisë” per Bashkine e Lushnjes, Elton Bano ndeshet dhe qe kerkojne zgjidhje.

“Jo vetëm ne fshat eshte ky realitet por edhe ne qytet. Pse po mbyllen institucionet në Lushnje? Pse nuk investohet më në Lushnje? Pse bizneset po mbyllin dyert nga dita në ditë?

Sepse në Lushnje po ikin dita ditës qytetarët drejt Tiranës apo kudo në botë, zgjedhin ta fillojnë jetën diku nga e para me të gjitha sakrificat dhe përpjekjet që kërkon një fillim i ri. Sepse në Lushnje nuk ka rini, rininë tonë po e gëzojnë dhe po i marrin frytet vendet e tjera.

Sepse Lushnjen e morën peng, sepse popullin e thjeshtë dhe të ndershëm lushnjar nuk e vlerësuan, sepse mrekullitë që na ka falur natyra, fushat e myzeqesë nuk i vlerësuan dhe nuk i dhanë mundësi qytetarëve të punojnë dhe fitojnë nga ajo cfarë vet i ka dhuruar Zoti. Ndryshimi po vjen… Së bashku ne 6 mars t’i bashkohemi ketij ndryshimi”, u shpreh Bano gjatë takimit me banorët.

About Redaksia

Check Also

I paguari nga Rama ofendon shqiptarët e Kosovës pse kanë bojkotuar plazhet e Shqipërisë: Jeni hajvana!

Shërbimet e një servili të paguar nga Rama që ofendon popullin e tij. Nga Berat …

Leave a Reply