“Ia paske “tërhequr” edhe litarin diktatorit”, ironia therëse e Palokës ndaj Bashës

Deklaratat e Lulzim Bashës një ditë më parë se ishte i pranishëm teksa u tërhoq litari për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, u bënë virale në rrjetet sociale.

Ironia dhe memet vërshuan ngado. Ndërkohë deputeti Edi Paloka ka ironizuar me këto komente.

Reagimi i Edi Palokës

Hajde se anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave dhe ndërtimin e Rrugës së Kombit ia “hoqëm” Berishës për 8 vite e t’i atribuuam ty për të të rritur në sytë e opinionit, po të dalësh tani se paske “tërhequr” dhe litarin për të rrëzuar bustin …!!!

Nuk të duket se e ekzagjeron pak?! Jo për gjë po të paktën të kishe veshur pantallona të gjata se ai shkurti i ‘91 ka qenë pak i ftohtë për të dalë me pantallona të shkurta…!

About Redaksia

Check Also

Basha pas daljes nga SPAK: Duhet të ruaj sekretin hetimor!

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe …

Leave a Reply