Rritja e çmimeve, fermerët e blegtorët në protestë: Qeveria asnjë paketë për daljen nga kriza!

Blegtorët dhe fermerët e jugut janë mbledhur sot në qytetin e Përmetit për të protestuar mbi vështirësitë që po hasin në këtë sektor. Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Vendorë tha se, protesta po bëhet duke marrë në konsideratë rritjen e çmimeve dhe mungesën e subvencioneve.

“Subvencionet nuk mbështesin dhe nuk përfaqësojnë denjësisht fermerin dhe blegtorin shqiptar duke mos e bërë konkurrues edhe me rajonin. Kjo ka detyruar fermerët dhe blegtorët pothuajse të gjithë Shqipërisë të lënë punën e tyre dhe të gjenden sot në rrugë. VKM që ka dalë nuk rrit dhe nuk i jep mundësi fermerëve dhe blegtorëve të kalojnë këtë krizë në të cilën gjenden”. Kryetari i shoqatës tha se kjo protestë do vijojë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Fermerët nga Gjirokastra, Fieri dhe Lushnja thonë se gjendja e tyre pas rritjes së çmimit të naftës dhe çmimit të ulët të produkteve të qumeshtit dhe nënprodukteve të tij po shkon drejt falimentimit duke i detyruar të emigrojnë e të braktisin tokat. Ata mbanin pankarta të ndryshme në duar, ku në njërën prej tyre ishte shkruar një e vërtetë e trishtë: Një kafe 80 lekë, një litër qumësht 40 lekë.

“Do vijë një kohë që shumë shpejt konsumatorët nuk do të mund të gjejnë mishin e qengjit e do detyrohen ta blejnë në vendet e rajonit”, thanë ata.

Fermerët thanë për mediat se subvencionet për ta janë në minimumin e atyre që jepen në vendet e tjera të rajonit. Sipas tyre, qeveria nuk ka ndarë asnjë paketë për daljen e këtij sektori nga kriza, ndërsa çmimi i naftes, drithrave për blegtorinë, imputet, farërat dhe fidanet kanë shkuar 3 deri në 4-fish më shtrenjtë, duke e bërë të pamundur vazhdimësinë e punës në këtë sektor.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply