Mourinho rrezikon një dënim të rëndë!

Gazeta La Stampa shkruan se, José Mourinho mund të dënohet me dy ose tre ndeshje pasi iju drejtua gjyqtarit Luca Pairetto: “Juventus të dërgoi”!

Trajneri portugez u përjashtua nga loja në pjesën e dytë të barazimit 2-2 të Romës kundër Hellas Verona të shtunën. Giallorossi shkrinë epërsinë e dy golave, por Mourinho humbi durimin në shtesa.

Gazeta La Stampa shton një tjetër detaj që mund t’i kushtojë Mourinhos një pezullim të gjatë.

Gazeta me bazë në Torino raporton se Mourinho i ka bërtitur Pairettos: “Të dërguan këtu me qëllim, Juventusi të dërgoi”.

Bianconerët janë pretendentë të drejtpërdrejtë të Romës për një përfundim në top-katërsh dhe janë gjashtë pikë mbi Giallorossi në tabelën e Serie A.

Vëllai i Pairettos, Alberto ka punuar për Juventusin gjatë tetë viteve të fundit, fillimisht si Shef i Ngjarjeve dhe më pas si Shef i të Ardhurave të Stadiumit. Babai i tyre Pierluigi ishte një ish-arbitër i Serisë A, i dënuar pas skandalit Calciopoli.

Pairetto, 37 vjeç, është një nga zyrtarët më me përvojë të Serie A. Ai ka mbikëqyrur 92 ndeshje në ligën më të lartë të Italisë dhe u promovua si gjyqtar ndërkombëtar shtatorin e kaluar.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …

Leave a Reply