Nga Tritan SHEHU
Si pasoje e PPP-ve, ne qendren me te madhe spitalore-universitare te Shqiperise nuk do te ofrohen egzaminime laboratorike, pervecse atyre te natyres urgjente, sepse…. jane harxhuar parate!!!
Ky eshte nje skandal i vertete, pasoje e atyre PPP te laboratoreve, nje nga me shkaterrueset e sistemit tone spitalor.
E kam theksuar qe prej fillimit te artikulimit te kesaj inisiative „partneriteti publik-privat“, qe keshtu po shkohet drejt kolapsit e keq funksionimit te thelle te spitaleve tone jo vetem ne nivelin laboratorik, vecanerisht te qendrave universitare.
Laboratoret jane nje nga sektoret thelbesore te spitaleve, ato nuk jane as lavanderite e as guzhina, jane sektor klinike, shkencore, didaktike e rezatues per QSUT ne te gjithe Shqiperine.
Ndarja e tyre ne PPP thermon teresine funksionale te spitalit.
Aq me keq akoma, te con ne te tilla situata si kjo e fundit.
Dhe te tilla gjendje u komunikohen sherbimeve klinike me nje Whats ap te pa pergjegjeshem!
Veprime te tilla nuk ndodhin ne asnje vend te botes me sherbimin publik.
Dhe ai qe e peson ne fakt eshte pacienti, qe ose do te paguaj per te bere analizat te privati, ose nuk do t’i nenshtrohet atyre duke demtuar keshtu rende shendetin e tij…dhe pse jo, duke rrezikuar seriozisht dhe Jeten.
Me poshte keni Whats ap e shperndare.