Berisha nga Postriba: Këto zgjedhje janë në një moment historik për PD-në

Lideri historik i PD, Sali Berisha ka prezantuar në Postribë kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia. “Në datën 6 mars, votojmë për qytetarë të parë, kryebashkiakë të parë të Shkodrës, Durrësit, Peshkopisë, Lushnjes, Rrogozhinës dhe Vorës. Kjo është një ngjarje e madhe.

Kam kënaqësinë të paraqes para jush, Bardh Spahinë, një bir të Shkodrës, humanist të vërtetë. Mjeku është shërbëtor dhe Bardh Spahia do të jetë një shërbëtor i qytetarëve të Postribës dhe mbarë Shkodrës.

Me gjithë diskriminimin e Ramës, bashkia është përjekur të shpërndajë të ardhura me objektivitet, janë ndërtuar rrugë, shkolla, kanale vaditëse. Ju them këtu se Bardh Spahia do të punojë për të përfunduar çdo projekt.

Këto zgjedhje, janë për kryebashkiakët, por këto zgjedhje janë në një moment historik për PD-në. Zhvillohen në një kohë kur PD, për shkak të një udhëheqje të marrë peng nga qeveria, humbi misionin e saj. U shndërruar në një fasadë të qeverisë. U bashkua me vepra korruptive me qeverinë.

Banorët e Shkodrës, por edhe demokratët e Shqipërisë u ngritën, me betimin për të qenë opozitë e vërtetë. Sepse, vetëm si opozitë e vërtetë ne përmbushim misionin tonë. Për të qenë opozitë e vërtetë, duhet të kthejmë vlerat për të cilat jemi ndërtuar dhe njëra prej tyre është liria dhe të drejtat njerëzore.

100% e vërtetë, që adn e PD-së janë të përndjekurit politikë, se ata kanë sakrifica të pafundme për dinjitetin njerëzor. Nuk ka liri të vërtetë nëse qytetarët nuk votojnë të lirë. Ndaj ne e filluam betejën tonë, me votën e lirë. Kandidati ynë për bashkinë është i dalë nga vullneti juaj i lirë, primaret, vota juaj.

Sot përballë kandidatit tuaj, garon dhe kandidatja e Ramës, e cila përfaqëson armikun më të egër të Shkodrës, pas Enver Hoxhës”, tha gjatë fjalës së tij Berisha.

Berisha: Lekët e djegësve i ka marrë Rama

Duke folur para banorëve të zonës, Berisha përmendi edhe skandalin e aferës së incineratorëve që ka plasur kohët e fundit. Ai theksoi se përfituesi më i madh i parave të korrupsionit është Edi Rama.

“Aferat më të mëdha korruptive kanë shpërthyer në këto kohë. Shqipëria renditet e dyta në botë për ryshfetin. Keni dëgjuar ju për aferën e djegësve, mbi 430 milionë euro. Njëri që u ndërtua ishte me materiale skrapi, por bashkia e Elbasanit nuk e merr në dorëzim, dy të tjerë nuk ekzistojnë .

Ju dëgjoni të përmendet, Gugallja, Mërtiri, Zoto etj. Ata kanë abuzuar, shpërdoruar mijëra euro, para tuajat, të buxhetit të shtetit, tuaj, pasi buxheti vjen nga ju. Taksat japin të gjithë buxhetin. Ata u lejuaj të bëjnë rrush e kumbulla paratë tuaja, sepse ato para nuk janë as sa 1/10 që ka marrë Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, e Lefter Koka.

Gjoja e ka shpallur në kërkim Klodian Zoton, por ai për çdo ditë del e pi kafe tek lokali i babait të tij si për sfidë, ja ku jam, ju të gjithë jeni në dorën time.

U ndala këtu, se nëse ne nuk ndalemi të ndëshkojmë vjedhjen nga qeveritarët, ne e kemi shumë të vështirë të zhvillohemi, të kapim kohën e humbur. Prandaj ftoj qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë bashkive që votojnë, me votën e tyre të ndëshkojnë këta qeveritarë që mbushin baulet me taksat tuaja.

Në datën 6 mars, firmosim shpresën për fëmijët tanë, nënat, gratë dhe motrat tona. Ikën djali, i ikën shpirtin, ikën vajza, ikën shpirti. Do ti çojë në shkollë, nuk ka mundësi. Rama me një cinizëm paraqet qeverinë, gjysmën me gra. Pyesni se çfarë po bëjnë këta ministre për ju? Asgjë, veç sa zbatojnë urdhrat e Ramës.

E thashë se këtë se ai është një njeri që nga mëngjesi në darkë punon me artin e mashtrimit. Përpiqet që të duket sikur është mbështetës të grave, por është njeriu që punon më shumë kundër tyre. Të rinjtë ai i di që i ka armiq dhe bën sa të mundet që ata të largohen sa më shumë, pasi e di që ata nuk e votojnë.

Hoqi subvencionet, çdo vend në botë subvencionon fermerët, bujqësinë. Kurse Rama ka prerë subvencionet dhe jep para aty ku ndan më shumë. Unë nuk jam kurrë për heqjen e granteve për fermerët. Kjo politikë do të marrë fund me rikthimin e demokratëve në pushtet”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pano: Nxënësit ngrijnë në shkolla, siguria mungon dhe terrenet sportive “me pagesë” – Zëri i të rinjve po shpërfillet?!”

FJALA E ANËTARIT KËSHILLIT BASHKIAK TË TIRANËS TË PD, JONATHAN PANO NË DISKUTIMIN E HAPUR MBI …

Leave a Reply