Këto janë momentet pikëlluese gjatë revoltës së banorëve të rrugës 5 Maji në Tiranë, pasi u sulmuan me gaz lotsjellës nga Policia për të mos kundërshtuar dëbimin dhe shembjen e banesave të tyre.
Situata midis banorëve të rrugës 5 Maji dhe forcave të rendit është tensionuar sapo fadroma ka goditur njërën nga shtëpitë që është planifikuar të shembet.
Gaz lotsjellës është hedhur mbi banorët protestues për t’i shpërndarë, ndërkohë që një zjarr ka shpërthyer midis shtëpive, që u fik me shpejtësi nga Policia.