Afera e inceneratorëve/ Përfitimet nga Koka e Bllako, Rama i shmanget pyetjes: Nuk janë…

Kryeministri Edi Rama ka nisur dëshminë e tij për aferën e inceneratorëve në komisionin hetimor për inceneratorët.

Rama është politikani i fundit që dëshmon para Komisionit Hetimor, i cili më do të mbledhë të gjitha provat. Në nisje të mbledhjes, kryeministri bëri betimin, duke u shprehur se do thotë vetëm të vërtetën.

“Betohem se do t’ju them të vërtetën, veç të vërtetën, asgjë tjetër veç të vërtetës”,tha Rama.

Më tej, ai nuk u përgjigj pyetjeve të para se a ka përfituar Lefter Koka dhe Alqi Bllako nga kjo aferë. Sakaq, i pyetur nëse ka përfituar Lefter Koka miliona euro si pronar i këtij projekti, kryeministri tha se e njeh vetëm si ministër Mjedisi. I pyetur më tej nëse tre pronarët e inceneratorëve që janë në kërkim, kanë miqësi me Arben Ahmetajn, Rama iu përgjigj me ironi, duke i kujtuar Tabakut “Big Brother-in”.

Madje ai tha se nuk pranon të përgjigjet kur kjo çështje quhet aferë. Rama tha se këto nuk janë fakte, por opinione dhe komente.

“Në këtë komision është përsëritur akuza e grupit të strukturuar kriminal. Do ju kërkoja të bënit punën tuaj dhe do t’ju sugjeroja që mos eksportoni debatin parlamentar dhe televiziv. Mendoj që komisioni është shumë i rëndësishëm, i kam dhënë mbështetje të plotë dhe jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës. Nëse dëshironi të jemi të tillë deri në fund, respektoni ligjin deri në fund. Nuk kam ardhur këtu për të zbardhur aferën, ajo është në opinioni tuaj që e keni shprehur kudo. Këtu nuk mund ta shprehni, jeni anëtarë të një komisioni që po pyesni një dëshmitar. Unë nuk kam ardhur këtu për asnjë aferë”, tha Rama.

Rama e pranon: Inceneratorët nuk janë zgjidhje e preferuar nga BE

Kryeministri Rama pranoi në Komisionin Hetimor se ndërtimi i inceneratorëve nuk është i preferuar nga Bashkimi Europian dhe kjo gjë është raportuar dhe në raportet e fundit.

Kreu i qeverisë sqaroi se në Shqipëri nuk janë ndërtuar inceneratorë, por impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë, sipas të gjitha standardeve.

Rama: Nëse do të më nxirrni jashtë çështje do ju përgjigjem si doni ju. Mos mu drejto me 3 emra se më trefishin përgjigjen. Nëse doni të eksportoni debatet që keni muaj të tërë që eksportoni bëjeni, por jeni në shkelje të ligjit dhe nuk i shërbejnë komisionit.

Tabaku: Nuk po flas për njerëz rruge, për ministrin tuaj, zv/kryeministrin tuaj, sekretarin. Ju kërkoj të fokusohemi te çështja. A jeni në dijeni se me vendimin për ndërtimin e inceneratorëve jeni në kundërshtim me rekomandimet e BE dhe kjo është shkruar dhe në 3 progres raportet e fundit?

Rama: Fjalën aferë e përmendët ju. Përshtypjet tuaja janë pa interes për mua. Kur flas mos më ndërprisni. Është një arenë ku publiku na shikon dhe na gjykon. Deri tani nuk më keni pyetur për asnjë vendim qeverie. Nuk e di ku jam shmangur. Deri tani më ke pyetur që njëri njeh njërin dhe të tre kanë shkuar atje. Dhe përgjegjësitë e liderit i lemë për herë tjetër, pasi do ishte një temë e parehatshme për ju. Kthehemi tek pyetje. BE nuk është kundër.

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, bëri të ditur fillimisht se janë 51 pyetje që do t’i bëhen kryeministrit Rama si dëshmitar.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply