Berisha në Durrës: Zgjedhjet e 6 marsit, një mesazh shprese! Votoni Ardi Mukën!

Lideri historik i PD, Sali Berisha ishte i pranishëm në një takim me fermerët e zonës së Shkallnurit në Durrës.

Në një takim me fermerët në Shkallnur të Durrësit, lideri historik Sali Berisha tha se në qeverisjen e PD u investuan mbi 3.2 miliardë euro për fshatin. Por ai tha se prej tetë vitesh, bujqësia u la pas dore.

“Potenciali për bujqësinë është shumë i madh, por ne kemi humbur tetë vite. Bujqësia në tërësi u braktis”, tha Berisha.

Më tej Berisha tha se, nisma e Ballkanit të Hapur po rrënon fermerët shqiptarë. Sipas tij, çmimet në vend janë rritur sepse jemi në situatë monopoli.

Në fjalën e tij, Berisha tha se zgjedhjet e 6 marsit duhet të japin një mesazh shprese. Ai bëri thirrje që të votohet për Ardian Mukën.

“Nëse ka diçka të braktisur në këtë vend në tetë vite, ajo është bujqësia. Ju garantoj se bujqësia ka qenë dhe mbetet një përparësi madhore për PD-në.

Ardi Muka do ketë një vëmendje dhe do shfrytëzojë të gjithë potencialet e bashkisë me të gjithë mundësitë që i krijohen për t’ju mbështetur ju.

Zgjedhja e tij më 6 mars do të jetë mesazhi i shpresës së madhe dhe i kthesës së madhe që ne synojmë të ecim të sigurt drejt një fitore të ardhshme të Partisë Demokratike”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply