Bylykbashi: Ka nisur përmbysja e regjimit të Edi Ramës. Muka do jetë kryetar i bashkisë!

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, në fjalën e tij përpara qytetarëve në Spitallë të Durrësit, deklaroi se 6 marsi është ditë e rëndësishme historike. Bylykbashi theksoi se, duhet që të gjithë të kthejmë shpresën e qytetarëve, të cilën e ka zhdukur qeveria Rama.

“6 marsi është një ditë historike. Duhet të kthejmë shpresën që ka zhdukur qeveria Rama. Adrian Muka ëhstë kandidat që ka dalë nga primaret, është një njeri dinjitoz e do na përfaqësojë me dinjitet të gjithëve. Kjo qeveri hajdute në 8 vjet e ca ka bërë çdo gjë për të grabitur shqiptarët. Marrëveshja Rama-Basha po shkatërron Shqipërinë, nuk kemi nevojë për opozitë false, por opozitë të vërtetë.

Ka nisur përmbysja e regjimit të Edi Ramës. Muka do jetë kryetar i bashkisë. Më 6 mars merr fund qeverisja grabitqare e Bashkisë së Durrësit. Do demonstrojmë se vendi ka opozitë të fortë, më 6 mars do ua kthejmë Durrësin durrsakëve, atyre që kanë lindur këtu e atyre që kanë vendosur që të ndërtojnë jetën e tyre në këtë vend”, u shpreh Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Boçi: Opozita do të vazhdojë përballjen, ndërkombëtarët duhet të reagojnë ndaj qeverisjes

Drejtuesi i politik i PD pë Shkodrën, Luçiano Boçi foli për protestën e djeshme dhe …

Leave a Reply