Grida: Pse “Big Brotherin” e fitoi Ilir Shaqiri!

Deputetja e Bashës, Grida Duma ka komentuar zhvillimet në reality shown “Big Brother VIP” që u mbyll me fitoren e balerinit Ilir Shaqiri.

Ndërkohë që jemi prag zgjedhjeve të 6 marsit, Duma është ftuar në “Open”, jo për të folur për politikën, por për shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo tha se fitorja e Ilirit, sipas saj ishte një shembull i mirë. Gjithsesi, ajo tha se nuk mund të linte pa parë dhe mbështetësit e aktorit Donald Veshaj që ishin shumë gjithashtu.

“Është një lloj tifozerie, marrje anë dhe militantizmi karakterial, domethënë lidhen me karakterët e individëve. Politika shfaqet jo vetëm larg shijeve por shqisave. Mënyra e të folurit në politikë, brenda përsëritjes e ka varfëruar atraktivitetin e politikës.

Normaliteti jetësor i tyre, për mua, ç’mitizimi i personit VIP ishte i nevojshëm. Dhe në komunikimin publik e mediatik, njerëzit ende nuk e kanë fituar lirshmërinë e vërtetë. Kur ç’mitizohet kjo nga personazhe që i sheh nga Instagrami dhe media, vërtetësia preket më shumë. Shqipëria po kërkon fjalën e vërtetë, të rehatshme e të lirë.

Ne kemi hyrë në një problematikë të madhe se përpiqemi shumë të lexojmë. Në raport me aq sa i kam parë, i kam parë më shumë me sytë e të tjerëve dhe është shembull i mirë fitorja e Ilir Shaqirit. Nuk mund të mos shoh dhe palën tjetër në fakt, mbështetësit e Donaldit”, tha Duma ndër të tjera.

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply