Berisha: Rusia do ta humbasë këtë luftë, fundi i saj do të jetë më tragjiku që ka pasur ajo në tërë historinë

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot për mediat para se të hynte në Parlament se, me agresionin e hapur kundër Ukrainës së lirë dhe të pavarur, Vladimir Putin dhe Rusia nisën de fakto Luftën e Tretë Botërore. Paqja e vendosur pas Luftës II Botërore në kontinentin tonë mori fund me këtë agresion.

“Shtoj këtu se Rusia de fakto është vendi që nisi Luftën e Parë Botërore, sepse ajo nisi e para mobilizimin e përgjithshëm për të sulmuar Gjermaninë.

Në Luftën e Dytë Botërore dihet se diktatori nazist dhe Gjermania naziste nisi Luftën e Dytë, por rrufeshëm në këtë luftë u bashkua Rusia me paktin Ribentrop- Molotov me të cilin të dy këto vende, pushtuan Policinë. Së treti, Rusia e vetme, absolutisht pa asnjë motiv përveç ambicjeve imperial të carit të saj, sot sulmon një vend të lirë dhe të pavarur, Ukrainën.

Shqipëria sot është anëtar i NATO-s.

Në Luftën e Parë ishte viktimë e parë në kontinent që u pushtua. Pushtimi i saj kaloi pa u regjistrua në analet e kancelarive të mëdha të kohës.

Rusia do ta humbasë këtë luftë dhe fundi i saj do të jetë më tragjiku që ka pasur ajo në tërë historinë, një fund i merituar.

Shqipëria sot është anëtare e NATO-s, do të përmbushë çdo detyrim që rrjedh nga kja aleancë.

Nuk mbetet gjë tjetër përveçse të shprehim solidaritetin tonë më të madh me kombin ukrainas dhe të dënojnë me forcën më të madhe, agresionin barbar rus ndaj këtij kombi, të urdhëruar nga diktatori gjakësor Vladimir Putin”, u shpreh ish-Kryeministri Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ikën Kasanof që mbulonte Shqipërinë në DASH, në vend të tiij diplomatja që flet shqip

Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka …

Leave a Reply