Trupat ruse pushtojnë Aeroportin e Kievit

Forcat ruse raportohet të kenë marrë kontrollin e aeroportit “Antonov”, i cili ndodhet rreth një orë në veri të Kievit.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Ukrainës pas disa videove që qarkulluan në rrjetet sociale, në të cilat shiheshin helikopterë ushtarakë rusë duke sulmuar aeroportin.

Sipas njoftimeve nga shërbimi kufitar ukrainas, forcat ruse po përparojnë drejt Kievit nga veriu.

Po ashtu, agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se është sulmuar edhe godina e Inteligjencës ukrainase në Kiev, nga ku është parë të ngrihet tym i zi.

Ukraina ka thënë se disa nga bazat e saj ushtarake janë goditur sulmet raketore të Rusisë mëngjesin e së enjtes, pasi Moska nisi një operacion të gjerë ushtarak.

About Redaksia

Check Also

Putin pranon propozimin amerikan për armëpushim në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se ai është dakord në parim me propozimin …

Leave a Reply