Ylli i tenisit rus kundër luftës së Rusisë ndaj Ukrainës

Ylli i tenisit rus, Andrey Rublev ka dhënë një mesazh për botën – apo ndoshta më mirë të themi një mesazh drejtuar vendit të tij. “Ju lutem, jo luftës!”, ka thënë ai.

Të premten, 24 vjeçari i lindur në Moskë ka bërë thirrje për paqe pasi mundi polakun Hubert Hurkacz për një vend në finale të kampionatit të tenisit në Dubai. Siç është traditë e njohur në tenis, Rublev shkroi një shënim në kamerën e televizionin pas fitores së tij.

Në vend që të shkruante emrin e tij apo ndonjë shenjë tjetër – siç është normë në këtë sport – numri i shtatë i botës bëri një mesazh serioz: Ju lutemi, jo luftës.

Apeli i Rublevit kundër dhunës vije në kohën kur vendi i tij ka filluar pushtimin e vendit të tyre fqinjë, Ukrainës, në fund të javës. Ylli i ri ka luajtur ndeshjen e tij të premten, ditën kur Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e sulmoi kryeqytetin e Ukrainës Kyiv, një sulm që konsiderohet si më seriozi në Europë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ukraina tanimë është në rrugë për të rënë nën kontrollin e Rusisë.

Mesazhi i Rublev nuk është i pari që ka ardhur nga bota sportive këtë javë. Sportistët ukrainas kanë qenë të zëshëm si kundërshtarët më të mëdhenj të Putinit, me një lojtar futbollit që po ashtu kishte shkruar “Jo luftës në Ukrainë” poshtë fanellës së tij dhe e tregoi atë pasi shënoi gol në një ndeshje të Europa Ligës.

Përpjekjet nuk i ka ndalur sportistët individual; insititucionet e mëdha sportive për të marrë masa dhe distancuar vetveten nga Putini dhe Rusia, i cili nga masa e gjerë shihet si agresorë në konfliktin e Ukrainës dhe është bërë ngjarje kryesore globale.

Brenda pak ditëve pas sulmit të Rusisë, Formula 1 e ka shtyrë Grand Prix 2022 në Rusi, UEFA ka zhvendosur finalen e Ligës së Kampionëve nga St. Petersburgu në Paris, turneu i ATP është zhvendosur nga Moska, kurse firmat dhe ekipet i kanë ndërprerë kontratat me sponsorët rusë.

About Redaksia

Check Also

Askush si Los Blancos në Europë!

Real Madrid vazhdon të mbizotërojë në botën e futbollit. Los Blancos, pasi fituan Champions League, …

Leave a Reply