Anglia paralajmëron Abramovich: Dëno Putinin ose jo më President i Chelsea, blerësit gati

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, duhet të dënojë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës nëse dëshiron të shmangë sanksionet.

Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës ka pasur një ndikim të thellë në futbollin britanik, i cili është i lidhur ngushtë me oligarkinë ruse. Rasti i Roman Abramovich, pronarit të Chelsea, ishte objekt debati në parlamentin britanik, pas këmbënguljes së Partisë Laburiste.

Sipas The Telegraph, deputeti britanik Chris Bryant është zotuar të mos ndalojë kërkesën e tij për sanksione kundër Abramovich derisa të dënojë sulmet ruse. Është alternativa e vetme për sipërmarrësin me origjinë ruse, i cili mund të humbasë të gjitha të drejtat në Britani nëse nuk e bënë këtë.

Bryant shfrytëzoi rastin dhe u kërkoi tifozëve dhe lojtarëve klubit anglez të protestojnë kundër pushtimit rus. Duke parashikuar protesta të mundshme, Abramovich u përpoq të distancohej nga Putini, siç raporton The Telegraph.

Këto nuk do të jenë masat e vetme që do të ndërmerren në Mbretërinë e Bashkuar pasi qeveria e Boris Johnson pritet të zbatojë një paketë të re sanksionesh kundër kompanive ruse në ditët në vijim. Por ende nuk kanë dalë emrat e të dënuarve të mundshëm, ndër të cilët spekulohet se mund të jetë edhe Abramovich.

Situata tashmë është bërë e pashpresë, madje flitet për ndryshim pronësie në klube.

“Bloomberg”, pretendon se investitorë dhe kompani private, duke përfshirë disa nga Shtetet e Bashkuara, janë të gatshme nëse Chelsea, me vlerë 1.5 miliardë paund, vendoset në shitje.

Gjithashtu raportohet se Chelsea ka dërguar një kërkesë këtë muaj në lidhje me blerjen e klubit, ndërsa një zëdhënës i Bluve të Londrës refuzoi të komentojë mbi akuzat.

Kujtojmë, Sofia Abramovich, vajza e pronarit të Chelsea, dërgoi një mesazh kundër presidentit rus Vladimir Putin, duke mohuar përgjegjësinë e shumicës së rusëve për atë që po ndodh në Ukrainë.

Abramovich e ndërtoi pasurinë e tij në biznesin e naftës pas rënies së Bashkimit Sovjetikm, teksa bleu Chelsean në 2003. Bloomberg pretendon se tani ka një vlerë neto prej 9.7 miliardë £ (13 miliardë dollarë).

About Redaksia

Check Also

Darka e fundit e Macron me Mbappe

Emmanuel Macron është një tifoz i madh i futbollit. PSG, skuadra e tij e zemrës, …

Leave a Reply