Berisha paralajmëron Ramën nga Shkodra: Nëse dhunon zgjedhjet do të përballesh…

Nga përgjigjet eish-Kryeministrit Berisha dhënë gazetarëve në konferencën për shtyp në Shkodër, së bashku me kandidatin Bardh Spahia.

Pyetje: Z. Berisha, a do ta njihni rezultatin e votimeve të 6 Marsit, nëse del një rezultat që ju nuk e prisni?

Berisha: Së pari, ne jemi pjesë e e procesit zgjedhor. Do ta ndjekim me interes maksimal. Siç e shikoni, bëjmë një fushatë intensive në respekt të qytetarëve, të zgjedhësve dhe në rast se Edi Rama dhunon zgjedhjet do të përballet edhe më shumë me revolucionin tonë paqesor demokratik.

Ne i konsiderojmë këto zgjedhje, stad i revolucionit  paqësor demokratik. Nuk kam kundërshtuar kurrë dhe s’do të kundërshtoj kurrë rezultatet që dalin nga vota e lirë; ka kundërshtuar, por me efiçensë, rezultatet që kanë dalë nga dhunimi i votës dhe në rast se ju kujtohet në vitin 2001, raporti i ODIHR u përmbys për shkak të dokumentacionit të shumë që paraqitën ne dhe e shkroi vetë ODIHR që opozita paraqite dokumente të pakundërshtueshme për ç’ka e ndryshoi raportin.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply